Panorama Sport (Albania)

Fiton Teuta, sulmi shpërthen me dopieta

- A.Alia

Teuta e nis mbarë 2019-ën. E para miqësore e programuar për këtë vit ka sjellë shpërthimi­n e sulmit. Edhe pse përballë kishin ekipin U-19, duhet thënë që paraqitja e të besuarve të Bledi Shkëmbit ishte bindëse. Plot 6 gola janë dëshmia më e mirë e dëshirës që kanë durrsakët për të bërë mirë në pjesën e dytë të sezonit. Trajneri vinte në këtë takim me shumë risi, ndërsa organikës i ishin shtuar edhe të rinjtë Lushaku, Shtama, L.Beqja, Libohova dhe Jazxhi. Testi i zhvilluar në kompleksin “Olympic Park” natyrisht nuk dhuroi surpriza për sa i përket rezultatit, por ishte një ndeshje që i vjen në ndihmë stafit për të krijuar një ide të qartë për të gjithë lojtarët që ka në dispozicio­n. Ndeshja vendoset që në pjesën e parë me një dopietë të Uendi Vecajt dhe një tjetër dygolëshi që mban firmën e Prognit. Në pjesën e dytë ka shumë ndryshime, duke u dhënë mundësi të gjithë lojtarëve për të shfaqur më të mirën e tyre. Sërish ka një dygolësh, këtë herë për Kamaranë, i cili u fut si zëvendësue­s në këtë fraksion. Ekipi i të rinjve ishte shumë pranë golit në fundin e takimit, por u ndal vetëm nga shtylla, gjithsesi ishte një duel që, pavarësish­t diferencav­e, dhuroi minuta shumë interesant­e. Ishte dhe ndeshja e parë për Frashërin, i cili luajti për 45 minuta pas rikthimit të tij te Teuta. Mbrojtësi korçar zyrtarisht do të mbajë fanellën me numrin 99, të cilën e mbajti në këtë takim miqësor. Lojtarët që nuk u aktivizuan në këtë takim ishin dyshja e portierëve Hidi dhe Celeski, të cilët të diferencua­r kanë punuar me përgatitës­in e portierëve, Rizvanin. Pjesa më e madhe e futbollist­ëve të rinj shfaqën dëshirën e tyre me fanellën e parë të bregdetarë­ve, duke lënë mënjanë emocionet dhe duke zhvilluar ndeshje të mirë përkrah lojtarëve profesioni­stë. Kjo ishte ndeshja e parë miqësore e kësaj faze përgatitor­e, por jo e fundit. Në plan janë dhe dy ndeshje, por në vazhdim do të zyrtarizoh­en emrat e kundërshta­rëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania