Panorama Sport (Albania)

Teuta, Teuta, “sondazh” “sondazh” për për Bushiç Bushiç

Durrsakët po e vëzhgojnë prej kohësh, shihet si alternativ­a më e mirë në sulm

- ADELA MERKO

Teuta insiston për një “bomber”. Edhe pse merkatoja ka nisur nga mbrojtja, afrimi i një qendërsulm­uesi mbetet prioritet i durrsakëve. Amadu Latif ka bërë realisht mirë gjatë pjesës së parë të sezonit (duke shënuar 9 gola në 17 ndeshje të luajtura), por stafi teknik pret që të shtojë cilësinë në këtë repart. Ata po kërkojnë një tjetër lojtar me peshë për majën e sulmin. Pretendime­t janë rritur ndjeshëm, ndaj po bëjnë çmos që të afrojnë të duhurin për të kompletuar ofensivën. Tregu shqiptar nuk është se ofron ndonjë mundësi të madhe, e megjithatë “djemtë e detit” e kanë pikasur një element që mund t’u bëjë diferencën për pjesën e mbetur të sezonit. Bëhet fjalë për kapitenin e Flamurtari­t, Tomislav Bushiç. Prej kohësh, drejtuesit janë duke e vëzhguar dhe për momentin ai konsideroh­et si alternativ­a më e mirë. Burime për “Panorama Sport” zbulojnë se kroati pëlqehet prej Bledi Shkëmbit, megjithatë problem më vete është kontrata që ai ka me kuqezinjtë. Është pikërisht ky fakt që e ka stepur në një lloj forme Teutën. Por, kjo nuk do të thotë se janë dorëzuar, pasi mund të tentojnë që të bien dakord edhe me vetë homologët vlonjatë. Dhe nëse kjo ndodh, atëherë trajneri do të kishte nën urdhra një lojtar që u shkon më shumë se për shtat skemave të tij. Me një sulm të frikshëm, do të shtonin jo vetëm rivaliteti­n brenda grupit, por do të futeshin më ashpër në garë për kreun e renditjes. Bushiç aktualisht gjendet në Vlorë dhe ka nisur përgatitje­t me ekipin e tij, gjithsesi me situatën financiare që po kalon Flamurtari, ekziston një shteg që ai të transferoh­et në Durrës në këtë merkato dimri. Kujtojmë se në fundin e vitit 2018 ishte vetë bashkëpres­identi Ardian Bardhi ai që konfirmoi për gazetën se ishin shumë pranë zyrtarizim­it të një uruguaiani për sulmin. Negociatat po shkonin mbarë, por gjithçka ngeci për shkak të rritjes së pretendime­ve ekonomike nga ana e lojtarit. Pak kohë më parë Teuta u hodh në “sulm” edhe për Vasil Shkurtajn, por përtej përpjekjev­e, vlonjati përfundoi në Kukës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania