Panorama Sport (Albania)

Kamza merr mbrojtësin Shala, e huazojnë kampionët e Kosovës

Duel me Laçin për qendërmbro­jtësin e Shkëndijës, Mevlan Adili

-

Arbër Shala është zyrtarisht futbollist i Kamzës. Mbrojtësi i krahut të majtë ka kaluar në formë huazimi nga Drita e Gjilanit për pjesën e mbetur të sezonit. Ka qenë vetë klubi kosovar që ka konfirmuar akordin me kamzalinjt­ë me anë të një postimi në “Facebook” ku shkruan: “Mbrojtësi i krahut, Arbër Shala, është transferua­r në formë huazimi në kampionati­n shqiptar te skuadra e Kamzës. Sot (dje) është arritur marrëveshj­a në mes të palëve ku Shala do të jetë pjesë e Kamzës deri në fund të kampionati­t”. Mbrojtësi nuk është një emër i panjohur për Superioren, pasi para transferim­it te kampionët e Kosovës, ishte pjesë e Laçit. ADILI - Kamza dhe Laçi bëjnë “xing”. Mevlan Adili është objektivi i të dyja skuadrave të Kategorisë Superiore në këtë merkato dimri. Lojtari në fjalë është nën kontratë me Shkëndijën, e megjithatë lajmet për një largim të mundshëm të qendërmbro­jtësit nga Tetova kanë bërë që ekipet e drejtuara prej Gjokës dhe Prengës të nxitojnë për të fituar shërbimet e tij dhe t’i bëjnë ofertat e tyre. Edhe pse në moshë të re, vetëm 24 vjeç, ai ka një karrierë realisht të pasur, ndaj kamzalinjt­ë dhe kurbinasit e kanë vendosur në listën e dëshirave të dimrit. Lajmin e kanë zbuluar vetë mediat në Maqedoni, edhe pse çështje më vete mbetet pjesa nëse Shkëndija do e lejojë largimin e tij kaq lehtë. Mevlan Adili është i pakënaqur nga hapësirat e pakta që ka pasur, ndaj, sikundër shkuan “Sport.Mk”, ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga radhët e kampionëve në fuqi. Ai po tenton që të gjejë një ekip ku të ketë më minutazh dhe këtë mundësi mund të gjejë përtej kufirit, sidomos kur dihet që si Kamza ashtu edhe Laçi duan që të shtojnë sigurinë në qendër të prapavijës. Mbrojtësi kaloi te tetovarët në janar të vitit të kaluar, ndërsa ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.

 ??  ?? Mevlan Adili
Mevlan Adili
 ??  ?? Arbër Shala
Arbër Shala

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania