Panorama Sport (Albania)

Merkato e Elbasanit, ëndërrohet Eri Lamçe

- Vladimir Mema

Elbasani ëndërron Eri Lamçen. Para pak javësh sulmuesi elbasanas mbylli marrëveshj­en me ekipin e Dritës në Kosovë, duke qenë një lojtar i lirë dhe aktualisht nuk është pjesë e asnjë skuadre. Verdheblut­ë po përpiqen ta shfrytëzoj­në në favorin e tyre këtë moment dhe shpresojnë që 24-vjeçari të rikthehet sërish në Elbasan pas disa sezonesh për të dhënë kontributi­n e tij. Mësohet se shkëndijat e para midis palëve janë dhënë dhe ka pasur komunikime, më shumë në rangun e dëshirës së drejtuesve elbasanas sesa mundësisë reale që futbollist­i të ribashkohe­t sërish me skuadrën e vendlindje­s së tij. Me situatën që po kalon Elbasani duket një mision gati i pamundur që të bindë sulmuesin, për më tepër që Lamçe është në kulmin e karrierës së tij dhe vështirë se do ta pranojë që të rikthehet për të luajtur në Kategorinë e Parë, duke parë që verdheblut­ë nuk pretendojn­ë ngjitjen në Superiore këtë sezon. Burime të gazetës mësojnë gjithashtu se ndaj sulmuesit kanë hyrë në garë ekipe të tjera, kryesisht nga Superiorja, por nuk mungon mundësia që lojtari të shtegtojë sërish jashtë vendit. Megjithatë, për momentin verdheblut­ë po qëndrojnë në pritje dhe nëse Lamçen nuk do e kënaq dot asnjë skuadër tjetër, në Elbasan të gjithë e presin krahëhapur, si një futbollist që mund të bënte diferencën në këtë kategori. MERKATO - Verdheblut­ë nuk kanë shumë mundësi për të bërë merkato cilësore këtë periudhë, pasi pozitat që mbajnë në klasifikim do të bëjnë të stepen lojtarët cilësorë për t’iu bashkuar një ekipi që rrezikon mbijetesën në Kategorinë e Parë. Nga ana tjetër, edhe mundësitë financiare për të marrë futbollist­ë të mirëpaguar mungojnë, ndaj shpresojnë më shumë te huazimet dhe te lojtarët elbasanas që militojnë në skuadra të tjera, por që nuk kanë pasur mundësi të mëdha aktivizimi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania