Panorama Sport (Albania)

Vllaznia tenton kthimin e Krujës

Lojtari: Ende nuk kam vendosur për të ardhmen, të kthehesh në shtëpi s’është gabim

- ADMIR URUÇI

Vllaznia ka nisur të mendojë seriozisht për merkaton e janarit. Drejtori teknik, Engin Firat, në një reagim të tij një ditë më parë bëri të ditur se Renato Malota nuk do të largohej. Gjithashtu, trajneri Hasan Lika deklaroi se asnjë futbollist që është nën kontratë me skuadrën shkodrane, nuk do të ikë. Duket se drejtuesit janë të bindur që të mos lëshojnë asnjë prej titullarëv­e të pjesës së parë të kampionati­t. Ndërsa, janë përqendrua­r tek afrimet që mund të bëjnë për ta forcuar skuadrën edhe më shumë në pjesën e dytë të garës.

KRUJA - Emri i parë që del në skenë si më i mundshmi për të veshur fanellën e Vllaznisë në vazhdim është ai i Arsid Krujës. 25-vjeçarit i ka përfunduar kontrata që kishte me Teutën dhe tani është lojtar i lirë. Futbollist­i do të kërkojë të luajë sërish në Superiore, por një opsion është edhe Vllaznia. Një kthim i tij në skuadrën e vendlindje­s do të ishte i rëndësishë­m për kuqeblutë. Në një reagim për televizion­in lokal TV1 Channel, Kruja ka deklaruar: “Është e vërtetë që kam pasur një bisedë me drejtuesit e Vllaznisë, por fillimisht duhet arritur akordi që të luaj me këtë skuadër. Si shkodran që jam, shpresoj të jap kontributi­n tim sepse të kthehesh në shtëpi, nuk është asnjëherë gabim. Megjithatë, do të presim në ditët në vazhdim për të parë se çfarë do të ndodhë”. Më pas, mesfushori me tipare sulmuese ka sqaruar edhe arsyet e largimit nga Teuta. “Me skuadrën durrsake përfundova kontratën 1-vjeçare që kisha dhe tashmë do të gjej një ekip tjetër për të vazhduar karrierën. Do të mundohem të gjej një ekip që të kem më shumë minuta në dispozicio­n”, deklaroi ndër të tjera Kruja në prononcimi­n e tij.

FAZA PËRGATITOR­E Periudha e ndërprerje­s së kampionati­t në janar u shërben të gjitha skuadrave për të zhvilluar një stërvitje intensive në mënyrë që futbollist­ët të marrin ngarkesën e duhur. Mësohet se drejtuesit kanë diskutuar mundësinë për të zhvilluar një stërvitje disaditore diku jashtë vendit, por në fund është marrë një vendim tjetër për të qëndruar në Shkodër. “Për sa i përket stërvitjes, jemi në Shkodër, duke e ndërthurur me ndonjë ndeshje miqësore me ekipe të Superiores”, tha trajneri Lika.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania