Panorama Sport (Albania)

Titullar i padiskutue­shëm, Zeqja: Ngjisim Vllazninë në Superiore

Mbrojtësi ka fituar besimin e trajnerit Hasan Lika

-

Mbrojtësi i qendrës i Vllaznisë, Valdo Zeqja, është shprehur për objektivat e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Për të është sezoni i parë me Vllazninë, megjithatë është ambientuar shpejt dhe gjërat i kanë shkuar përgjithës­isht mirë. Pas aktivizimi­t me Flamurtari­n, Luftëtarin dhe Flamurtari­n e Prishtinës, ai vendosi të vijë te Vllaznia. Mbrojtësi fitoi menjëherë besimin e trajnerit Lika, me të cilin kishte njohje që nga periudha kur të dy kishin punuar së bashku në Gjirokastë­r dhe menjëherë është aktivizuar si titullar në qendër të mbrojtjes. Valdo Zeqaj ka luajtur në 13 ndeshje me nga 90 minuta të plota, në total 1170 minuta, duke qenë një nga futbollist­ët më të aktivizuar te Vllaznia në gjysmën e parë të kampionati­t. Ndërkohë, përgatitje­t për këtë vit duket se janë marrë me shumë dëshirë nga Zeqja, i cili ka postuar një foto në profilin e tij në “Facebook” ku shkruan: “Vit i ri, objektiva të njëjta! Ne do të luajmë në të njëjtën mënyrë me Vllazninë dhe të mbajmë përsëri vendin e parë në renditje dhe të sigurojmë ngjitjen në Superiore. Për ne nuk ka asnjë dyshim në këtë drejtim”, u shpreh Zeqja. E ARDHMJA - Ende nuk mund të thuhet me saktësi nëse ai do të vazhdojë pastaj me këtë skuadër edhe në kategorinë më të lartë të futbollit shqiptar apo jo. Gjithsesi, deri në qershor do të duhet edhe shumë kohë dhe Valdo e ka mendjen te ndeshja e radhës dhe jo më larg. “Duke parë e duke bërë për të ardhmen. Sot mendojmë vetëm për këtë sezon”, deklaroi Zeqja. Vlonjati kuqeblu ka zhvilluar së bashku me repartin e mbrojtjes një gjysmëfaze shumë të mirë. Një gjë të tillë shpresohet që të bëhet edhe në pjesën e dytë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania