Panorama Sport (Albania)

Miliç: Apolonia ka probleme, është një sfidë për mua

- Bujar Rama

Miqësorja e djeshme mes Apolonisë dhe Bylisit e luajtur në Fier, është ndjekur nga dy presidentë­t e skuadrave përkatëse: Koço Kokëdhima i skuadrës fierake dhe Besnik Kapllanaj i ballshiotë­ve. Teksa, për herë të parë e ka parë nga afër edhe ai që pritet të marrë "timonin" e pankinës fierake në vazhdimësi, serbo-boshnjaku Rade Miliç, i cili ka dhënë një intervistë të shkurtër për gazetën "Panorama Sport" pas ndeshjes. Ai ka deklaruar se ekipi ka probleme në aspektin taktik dhe mangësi në pjesën ofensive. Megjithatë, Miliç është gati për sfidën e tij që të drejtojë Apoloninë dhe ta rikthejë në vendet e para në renditje.

Miliç, cila është përshtypja juaj e parë, pasi e ndoqët nga afër Apoloninë?

Kam përshtypje përgjithës­isht pozitive dhe skuadra m'u duk jo keq, po të kemi parasysh se luajti ndaj ekipit kryesues. Shoh që Apolonia ka ekip të ri dhe ka probleme taktike dhe pozicionim­i dhe mangësi të theksuara sidomos në pjesën ofensive. Por, mundësitë për t'u rritur janë aty dhe kjo do të jetë një provë që do kalojë me sukses. Kam besim se brenda një kohe të shkurtër ekipi do të përmirësoh­et ndjeshëm dhe do të prezantohe­t siç duhet.

Ç'do të thotë për ju drejtimi i Apolonisë?

Kënaqësi dhe sfidë, kjo është puna jonë. Me çdo ekip e në çdo skuadër, çdo trajneri i jepet mundësia të tregojë vlerat e vetes, duke përballuar sfidën e duke u ngritur mbi trysninë normale të futbollit. Dhe unë nuk bëj përjashtim nga ky "ligj" i pashkruar i këtij sporti dhe jam gati të përballem.

Ju tremb fakti se nuk keni shumë përvojë me ekipe të para dhe ardhja në një vend ku do të trajnoni për herë të parë?

Jo, aspak, përndryshe nuk do isha sot këtu. Unë nuk jam aventurier dhe nuk punoj sot për sot, por kam ambiciet e mia. E thashë që është sfidë e përgjegjës­i, por nuk i trembem. Ky është profesioni ynë dhe unë e kam edhe kënaqësi të tregoj aftësitë e mia në një ekip si Apolonia, që ka një traditë të mirë në futbollin shqiptar, nga informacio­net që unë kam marrë. Dëshira ime, por edhe besimi, sepse më duket klub serioz në të gjitha drejtimet, është që ta ngjisim të gjithë bashkë në ato nivele që meriton.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania