Panorama Sport (Albania)

Tomori fajëson Ministrinë e Financave: Ja e vërteta e rrogave

Klubi beratas reagon në lidhje me krizën financiare

- REAGIMI SQARIMI Eris Sylyku

Klubi i Tomorit ka dalë në një komunikatë zyrtare për gazetën “Panorama Sport”, duke treguar të vërtetën mbi pagat e prapambetu­ra të futbollist­ëve. Në këtë komunikatë, klubi duket i indinjuar me “vëmendjen” mediatike që i është bërë vetëm Tomorit në këtë pjesë, duke ditur që ka ende shumë klube të tjera që e kanë vuajtje të përvitshme diçka të tillë.

- “Futboll Klub Tomori është një shoqëri aksionere, e cila subvencion­ohet nga Bashkia Berat me vendim të Këshillit Bashkiak. Në këto 3 vite, bashkia ka investuar me shuma të mjaftueshm­e, duke pasur një klub të shëndetshë­m për të vijuar ecurinë e tij normale. Përgjatë 3 viteve kemi shlyer një borxh prej 270 milionë lekësh, të cilat kanë qenë të akumuluara nga drejtuesit e mëparshëm. Megjithatë, ne sot e themi me plot kënaqësi dhe vërtetësi që jemi një klub model dhe në llogaritë tona nuk ekziston asnjë borxh ndaj të 2-ëve apo të 3-ëve. Diçka e tillë është vërtetuar fare mirë edhe nga vetë ata që janë munduar të hedhin baltë mbi Tomorin. Shumë media kanë shpifur, shpikur dhe fabrikuar, por që përgjigjen më të mirë e kanë marrë në kohë reale nga Drejtoria e Tatimeve, e cila varet direkt nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave. Na vjen keq që reklamohet shpesh ndër shumë ekipe të tjera që Tomori është në borxhe, do vijë kontrolli, auditi apo të tjera me radhë. Nuk ka përgjigje më të mirë sesa kjo”, thuhet fillimisht në reagim.

- Më tej, Tomori bën sqarim në lidhje me pagat e prapambetu­ra. “Po sqarojmë sa u përket dy pagave, nëntor dhe dhjetor. Ne kemi miratuar një buxhet për vitin 2019, buxheti është i mjaftueshë­m dhe është i llogaritur me detaje për të realizuar gjithë vitin kalendarik. Paga mujore e dhjetorit nuk i takoi vitit 2018. Si ne që jemi drejtues të bashkisë apo edhe si qeveria, rroga e këtij muaji merret në janar. Rroga e nëntorit dhe vonesa e rrogës së tetorit? Çdo fundviti Ministria e Financave vendos një limit për të gjitha bashkitë në vendin tonë. Dhe duke qenë se Futboll Klub Tomori është klub i një bashkie, natyrisht që nuk mund të përjashtoh­et nga këto penalizime. Në datën 7 nëntor, qeveria ka sjellë limitet për bordorimin e buxheteve për muajin nëntor dhe dhjetor. Në këtë shkresë zyrtare thuhet shprehimis­ht që duhen paguar: pagat, sigurimet shoqërore, dritat, uji, paaftësi dhe diçka të tillë. Ju doni të dini se përse nuk paguhen lekët e futbollist­ëve? Nuk paguhen, pasi artikulli që lejon subvencion­in e buxhetit nga bashkia të klubit të futbollit ka një kapitull që quhet me numrin 603. Dhe këtë kapitull Ministria e Financave e ka hequr, duke paguar vetëm zërat, 600, 601 dhe 602. Kjo gjë është lehtësisht e verifikues­hme në Drejtorinë e Thesarit, e cila varet nga qeveria dhe ministria dhe nuk varet aspak nga ne. Në datën 3 dhjetor ne kemi depozituar një kërkesë pranë zyrës së Thesarit. Me të drejtën e tyre ata e kanë refuzuar diçka të tillë, pasi në të gjitha urdhër-shpenzimet, kapitulli 603 nuk ekziston. Në datën 24 dhjetor, qeveria solli një limit shtesë pa kufizim, që do të thotë na dha mundësinë për të bërë menjëherë urdhër-shpenzimin për Futboll Klub Tomorin për muajin nëntor. Në datën 26 dhjetor ka një letër zyrtare, një urdhër-shpenzimi të firmosur për rreth 15.5 milionë lekë të vjetër për pagat e futbollist­ëve të muajit nëntor. Kanë kaluar në datën 26 në Thesar, është firmosur nga nëpunësi i Thesarit që varet nga ministria dhe natyrisht i kalon Ministrisë së Financave tani që të bëjnë derdhjen e lekëve nga buxheti te banka përkatëse ku marrin rrogën lojtarët. Nuk ka kaluar. Arsyen e di vetëm ministria se përse. Por, fakti që ka kaluar në Thesar, do të thotë që ne i kemi të gjitha të ardhurat dhe garantojmë siguri maksimale. Ne shpresojmë që sot, e shumta nesër, pagat do të jenë në llogarinë e futbollist­ëve. Çdokush mund ta vërtetojë diçka të tillë, duke shkuar te Drejtoria e Thesarit”, thuhet në sqarimin e klubit të Tomorit në lidhje me pagat e prapambetu­ra.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania