Panorama Sport (Albania)

Tare shpëtim për Hysajn, Gjimshiti drejt Turqisë

Beshiktash­i kërkon zëvendësue­s për Pepen, takim me agjentin serb

- OLSI TUJANI

Igli Tare është shquar për zbulimin e tal enteve. Mirëpo, jo vetëm të atyre që janë të aftë të ngrenë nivelin e skuadrës, por edhe në gjetjen e futbollist­ëve me profil të ulët, por që në të ardhmen japin rendiment të lartë në lojë. Rasti i Elseid Hysajt mund të jetë një i tillë. Së fundmi, mediat italiane e kanë lidhur emrin e mbrojtësit të djathtë të Kombëtares me ishbomberi­n kuqezi, që aktualisht është drejtoi sportiv i skuadrës kryeqyteta­se të Lacios. Nga ana tjetër, zëra të merkatos kanë prekur edhe Berat Gjimshitin, për të cilin ka pasur një takim mes agjentit të tij serb dhe drejtuesve të Beshiktash­it.

TARE-HYSAJ

Çështja e mbrojtësit të Kombëtares me Napolin duket se është futur në fazën e një krize. Marrëdhëni­et i ka tensionuar jo pak deklarata e ashpër e menaxherit të futbollist­it, i cili me të drejtë në anën e tij ka kërkuar që të sqarohet situata e mbrojtësit që përfaqëson. Mirëpo, duke parë faktin që Hysaj dhe Napoli nuk po rinovojnë, por edhe që Ançeloti nuk e ka në plan të parë, atëherë Tare është duke menduar lëvizjen e radhës. Deri më tani, skuadra e Çelsit është pranuar disa herë si destinacio­ni i radhës për mbrojtësin e djathtë, por së fundmi është "Il messaggero" që ka bërë me dije se drejtori sportiv i Lacios po e vëzhgon me kujdes. Raportohet se Igli Tare është i gatshëm që të tentojë shërbimet e Hysajt, mirëpo duke parë një skuadër rivale për Europën, presidenti De Laurentis nuk do të ishte i gatshëm që të bënte zbritje. Nisur nga klauzola e lartë prej 50 milionë eurosh, duket se Napoli mund të jetë pengesë për këtë transferim. Mbetet për t'u parë sesi do të jetë e ardhmja e mbrojtësit të Kombëtares, pasi tanimë për të është shtuar edhe Roma si një nyje e rëndësishm­e në aksion Napoli-Londër.

GJIMSHITI

Beshiktash nuk po kalon një situatë të lulëzuar ekonomike, që indirekt ka ndikuar edhe në klasifikim. Skuadra turke momentalis­ht gjendet në vend të shtatë. Së fundmi, largimi i Pepes nga gjiganti turk ka vënë në lëvizje drejtuesit dhe vëmendja e tyre ka shkuar te Gjimshiti. Qendërmbro­jtësi i Kombëtares shqiptare është në listën e dëshirave nga drejtuesit e klubit turk, të cilët kanë hedhur hapin e parë drejt lëvizjes. Nga sa bëhet me dije, drejtuesit e Beshiktash­it janë takuar në Milano me agjentin serb, Milos. Ky i fundit është një njohje e "vjetër" për Beshiktash­in, pasi në të shkuarën ka transferua­r Kerim Frein dhe Dushko Tosiç në këtë klub. Në takim, ku drejtuesit Umut Gyner dhe Ali Naibi kanë biseduar me agjentin, është diskutuar rreth mundësisë së transferim­it të Gjimshitit në Turqi. Nga sa mësohet, momentalis­ht Beshiktash po vuan sa u përket financave, ndaj mbetet për t'u parë nëse për Gjimshitin do të ketë një ofertë që të mund ta bindë për ta larguar nga Seria A, ku bën pjesë në një skuadër si Atalanta që po merr rregullish­t pjesë në Europa Ligë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania