Panorama Sport (Albania)

Përsëritet rasti “Jemini”, këtë herë shkak bëhet... stema e FIFA-s

Doda e Barushi u spostuan me stil, në FSHF punohet nën rrogoz

-

Gjithkush e kujton rastin "Jemini". Ndërkombët­ari me stemën e FIFA-s që u pezullua dhe u bë shembull nga FSHF për mosbindjen ndaj sistemit. Mirëpo, rasti i papreceden­t me ish-kryesorin e Kategorisë Superiore, këtë herë është përsëritur me arbitrat anësorë. Nuk bëhet fjalë për përjashtim nga arbitrimi, por më keq akoma, për heqjen e stemës së FIFAs për dy nga anësorët që kanë qenë "në hije" këtë vit sa u takon gabimeve apo çështjeve që i rëndojnë profesiona­lisht. Si të mos mjaftonte drejtësia me flamur në kampionati­n shqiptar, Ermal Barushi dhe Ergin Doda kanë drejtuar edhe ndeshje ndërkombët­are këtë edicion, nën drejtimin e Enea Jorgjit, për të cilat mësohet se gjyqtarët shqiptarë kanë marrë vlerësime pozitive në arenën europiane, si në ndeshjet e Ligës së Kombeve, ashtu edhe në takimin e luajtur në grupet e Europa Ligës. Mirëpo, dhënia e stemës së FIFAs për Nertil Bregasin dhe Dojando Myftarin tregon se, me sa duket, në FSHF kulisat dhe puna nën rrogoz vijojnë në shërbim të interesave të caktuara. Këtë herë, e kanë pësuar dy anësorët që numërojnë me qindra ndeshje të zhvilluara në Superiore dhe dhjetëra takime të asistuara prej tyre në gjysmëfina­let apo finalet e Kupës së Shqipërisë. Nga sa bëhet me dije, në FSHF është justifikua­r si gabim i FIFA-s, por e vërteta është se ky ndryshim është bërë për llogari të caktuara në institucio­nin e futbollit. Grumbullim­i - Arbitrat e Kategorisë Superiore janë grumbullua­r nga dje në Durrës, ku do të qëndrojnë rreth katër ditë. Gjyqtarët e Superiores do të kryejnë testet fizike dhe ato teorike, ndërkohë që si pak herë të tjera është planifikua­r ky grumbullim kaq i gjatë. Më pas do të jetë edhe radha e arbitrave të Kategorisë së Parë dhe të Dytë, për t'iu nënshtruar testeve. Gjatë këtyre ditëve, bëhet edhe ceremonia e dhënies së stemave të FIFA-s për tre arbitrat kryesorë dhe gjashtë asistentët.

 ??  ??
 ??  ?? Dy asistentët të cilëve u është hequr stema e FIFA-s, Dojando Myftari (m) dhe Ermal Barushi (d) në një seminar
Dy asistentët të cilëve u është hequr stema e FIFA-s, Dojando Myftari (m) dhe Ermal Barushi (d) në një seminar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania