Panorama Sport (Albania)

Bogdani: Doja të luaja në Serbi

"Dua të trajnoj një ekip në Itali, Shqipëria nuk ka talente. Ju tregoj largimin"

- KARRIERA SI FUTBOLLIST MBROJTËSIT E "PAKALUESHË­M"

Një bomber me "B" të madhe dhe një legjendë për Kombëtaren shqiptare. Erjon Bogdani, i cili ka bërë karrierë në elitën e futbollit italian, është ende golashënue­si më i mirë i Kombëtares shqiptare. Në një rrëfim për "InTv", ishtrajner­i i Kombëtares U-19 ka treguar pengun e karrierës si futbollist, ka analizuar brezin e lojtarëve shqiptare, ka komentuar karrierën e tij, si dhe ka treguar planet e së ardhmes. KOMBËTARJA U-19

"Ishte eksperienc­ë pozitive. Falënderoj Armand Dukën dhe federatën për mbështetje­n. Rreth 3 vite e gjysme si pjesë e stafit të De Biazit dhe më pas si trajner i U-19 do të më shërbejë shumë. Në punën me ekipet e moshave rezultati nuk është primar. Kemi luajtur kundër ekipeve të forta dhe me pak fat disa rezultate mund të ishin në favorin tonë", u shpreh fillimisht Bogdani për "InTv". TALENTET

"Fjala talent është e madhe. Një talent bën diferencën me ekipet e para. Vështirë se mund të thuash që ne kemi talente, pasi nuk kemi lojtarë 19-vjeçarë që luajnë me ekipet e para". E ARDHMJA

"Largimi im ishte një ndarje me konsensus midis të dyja palëve, sepse dua të vazhdoj karrierën si trajner për të trajnuar çdo ditë. Tani do të kthehem në Itali. Kam folur me menaxherët për të kontaktuar ndonjë skuadër, pasi më pëlqen të stërvit dhe të bëj trajnerin. Shpresoj të gjej një skuadër që të jap eksperienc­ën time".

"Me të gjitha ekipet ku kam luajtur ia kam kaluar mirë. Do të veçoja Sienën dhe Çezenën, ku pavarësish­t ndeshjeve, jam pritur mirë sidomos nga qyteti. Kulmi i karrierës sime ka qenë te Siena, ku kam shënuar 11 gola. Megjithatë, kulmi i një futbollist­i është kur luan me ekipin kombëtar dhe shënon shumë gola. Këto gjëra i kam arritur dhe jam krenar". MOMENTET E VËSHTIRA

"Çdo futbollist ka momente të vështira. Eksperienc­a negative kam pasur prej dëmtimeve. Ndaj, u bëj thirrje lojtarëve që në rast dëmtimesh, të punojnë fort për t'u rikuperuar, pasi futbolli do sakrificë". GOLAT ME KOMBËTAREN

"Golat më vendimtarë me Kombëtaren i kam bërë në transfertë­n e Ukrainës në një ndeshje që përfundoi 2-2".

"Si kundërshta­rët më të vështirë do të veçoja mbrojtësit Stam, Maldini, Samuel, Kanavaro apo Turam. Mbrojtës ndaj të cilëve e kam pasur të vështirë t'i kaloja, por edhe u kam shënuar". PENGU

"Do të doja të kisha luajtur kundër Serbisë. E kam ndjekur nga televizori dhe ishte shumë emocionues­e. Ka qenë ndeshje e bukur, për mendimin tim dhe nëse ndeshja do të vazhdohej të luhej, do ta fitonim ne". "EURO 2016"

"Unë kam luajtur pak me De Biazin, ndërsa më pas kam qenë pjesë e stafit. Shumë gjëra u mblodhën bashkë për atë sukses që u arrit. Trepikëshi që morëm në tavolinë ndaj Serbisë na ndihmoi nga ana morale. Por gjithashtu, djemtë punuan fort edhe në barazimin 0-0 në Danimarkë. Europiani do të ngelet në zemrën time". KOMBËTARJA

"E kam të vështirë të flas për Kombëtaren tani, pasi e shoh vetëm nga televizori ose në stadium. Panuçit i është dashur të ndryshojë shumë, pasi kemi një ndërrim brezash". LOJTARËT ME TË ARDHME

"Si lojtarët me të ardhme të madhe do të veçoja Asanin e Partizanit dhe Trashin. Janë 2 lojtarë që kanë spikatur". REKORDI

"Kam raporte të mira me Sadikun, Balajn dhe Cikalleshi­n. Më vjen mirë që këta të tre mund të thyejnë rekordin tim të golashënue­sit më të mirë të Kombëtares. Sadiku është afër dhe rekordet janë bërë për t'u thyer. Shpresoj që rekordi të thyhet, pasi do të kemi një sulmues që do të shënojë dhe shpresoj që ata gola të na çojnë në Europian ose Botëror", ka deklaruar Erjon Bogdani.

 ??  ?? Momenti kur Balaj u godit nga tifozët serb në ndeshjen e Beogradit
Momenti kur Balaj u godit nga tifozët serb në ndeshjen e Beogradit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania