Panorama Sport (Albania)

Reali turpërohet mes polemikash për VAR-in

Vinicius i vetmi që shkëlqeu, teknologji­a tërboi madrilenët

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Titulli kampion ikën, Vinicius vjen... E tashmja e Realit është një katastrofë, por e ardhmja është premtuese me talentin brazilian. Ai ishte heroi i vetëm për madrilenët, ndërsa Munuera dhe Malero ishin antiheronj­të që u mohuan “galaktikëv­e” një penallti. Por, ky episod nuk duhet të shërbejë si një alibi për Realin, i cili pëson një humbje turpëruese (0-2) nga Sociedadi dhe merr fërshëllim­at e panumërta nga tifozët vendës. Pas barazimit me Vijarealin, një tjetër hap fals.

DHURATË- Në ditën kur në Spanjë festohet festa e “Mbretërve Magjistarë” (të cilët sjellin dhuratat në vend të Babagjyshi­t), është Marselo dhe Kasemiro që bëjnë dhuratë në start një penallti. I pari driblohet nga Merino, ndërsa i dyti shkakton 11-metërshin. Vetëm 75 sekonda dhe Uillian Zhoze ndëshkon Realin. Ky ishte goli i parë që Reali i Solarit pëson në La Liga në stadiumin e tij. Një stadium, i cili po boshatiset nga ndeshja në ndeshje (sfida e katërt radhazi ku nuk arrihet shifra 60 mijë tifozë). Trajneri fërshëlleh­et në momentin e formacione­ve, Marselo kur kalohet nga Merino dhe kur zëvendësoh­et, Isko kur shkakton faull dhe e gjithë skuadra në fund. Por, Reali krijoi disa raste, ku më flagranti ishte goditja-krosim e Vaskezit që u ndal në shtyllë.

KATASTROFA- Nuk ka frymëmarrj­e në pjesën e dytë, ku të dyja skuadrat krijojnë raste pa fund. Ruli ndal Varanin dhe Viniciusin, ndërsa ky i fundit provon sërish me një goditje që shkon jashtë. Nga ana tjetër, Ojarzabal dhe Januzaj kërcënojnë Kurtuanë. Isko futet në fushë për Kasemiron, por thuajse në fushë nuk ndryshon asgjë. Kalon shumë pak kohë dhe Vaskez ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën me 10 vetë. Tifozët tërbohen, por akoma më shumë kur Ruli pengon Viniciusin dhe arbitri nuk akordon penallti. Portieri i Sociedadit bëhet shpëtimtar ndaj Viniciusit në një tjetër rast dhe ndal gjithashtu edhe Ramosin. Kurtua ndaj Januzajn, por në të 83-ën nuk mund të bëjë asgjë në goditjen e Ruben Pardos, i cili shënon golin e dytë. Reali pa fortë, pa paqe, pa fjalë. Asnjë lojtar nuk reagoi për mediat siç e parashikon kontrata. Stoli i Solarit dridhet...

 ??  ?? Ndërhyrja e gabuar e portierit Ruli ndaj Viniciusit që nuk u akordua penallti
Ndërhyrja e gabuar e portierit Ruli ndaj Viniciusit që nuk u akordua penallti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania