Panorama Sport (Albania)

Epoka e lavdishme e Zidanit nisi dhe mbaroi në janar...

-

Janari është muaji që ka shënjuar historinë e Realit të Madridit në vitet e fundit. Përpara 3 vitesh, Zinedin Zidan u prezantua në “Bernabeu” si trajneri i ri dhe nisi një epokë të artë dhe të lavdishme duke fituar 9 tituj nga 13 të mundshëm, mes tyre 3 Champions radhazi. Por, kjo epokë përfundoi verën e kaluar, kur francezi mori vendimin për t’u larguar. Vendim që e kishte nisur ta mendonte që në janarin e vitit të kaluar. Ishte 4 janari i vitit 2016, kur Florentino Perez shkarkoi Rafa Benitezin pas humbjes 0-4 ndaj Barcelonës në “Bernabeu” ku tifozët nisën koret kundër presidenti­t: Florentino largohu! Ai në fakt largoi trajnerin dhe vendosi t’ia besonte skuadrën trajnerit të Kastijës. Francezi e mori drejtimin e ekipit në kushte të vështira, skuadër e çorganizua­r, e pamotivuar, 5 pikë larg Barcelonës dhe 4 nga Atletiko, e eliminuar nga Kupa për shkak të aktivizimi­t të Çerishevit. Pak nga pak filloi të merrte në dorë frenat e skuadrës dhe këtë e bëri falë vendimeve jo të lehta. Vendosi të ulte në stol Hames Rodrigezin, i cili ishte blerje milionere e presidenti­t Perez, të bindte Kristianon që të pranonte stolin dhe të aktivizont­e më shumë Kasemiron. Në dy sezone e gjysmë me francezin në stol, Reali fitoi 9 tituj nga 13 të mundshëm: 3 Champions, një kampionat, dy Botërorë klubesh, dy Superkupa Europe dhe një Superkupë të Spanjës. U bë trajneri i dytë me më shumë trofe në historinë e Realit të Madridit, duke u parakaluar vetëm nga Migel Munjoz (14 trofe).

LARGIMI- Në 31 maj të vitit 2018, Zidan i surprizoi të gjithë pasi mori vendimin për të dhënë dorëheqjen, pavarësish­t se kishte edhe 2 vite kontratë dhe pavarësish­t se fitoi 3 Champions radhazi. Ky vendim erdhi pas një sezoni jo shumë të mirë dhe me uljengritj­e. Trajneri Zidan e mendoi largimin që në janar. Në 6 janar pati një përplasje mes tij dhe presidenti­t Perez, për shkak të strategjis­ë të së ardhmes. Perez ishte gati të paguante 20 milionë euro për portierin Kepa Arrizabala­ga, ndërsa Zidan tha se nuk kishte nevojë për një portier. Ai kërkoi respekt për portierin e tij Kejlor Navas dhe 16 ditë më vonë Kepa rinovoi me Atletikon e Bilbaos duke pasur klauzolë 80 milionë euro. Eliminimi nga Kupa e Mbretit ishte fatal dhe ai mendoi se ishte koha që ta linte skuadrën, por i shkoi deri në fund dhe fitoi Championsi­n. Kështu u mbyll një epokë e lavdishme, e cila nisi dhe përfundoi në janar...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania