Panorama Sport (Albania)

Talenti i fundit "made in Manchester", 49% e Akademisë luan me ekipin e parë

-

Kur sektori i të rinjve arrin që të japë frytet e shpresuara! Shembulli më i mirë? Akademia e Mançester Junajtid, që tani prej dhjetëra vitesh, prodhon talente pas talentesh. I fundit, në rend kohor është Tahit Çong, mesfushori i krahut të djathtë i lindur në vitin 1999, i aktivizuar nga Solskjaer në ndeshjen e fundit të Kupës FA kundër Redingut (2-0). Gjysmë ore në fushë për djaloshin e ri të "djajve të kuq", i aktivizuar në 62' në vend të Huan Matës. Holandez me pasaportë, por i lindur në Kjurasou, ishullin e Karaibeve pranë brigjeve të Venezuelës. Në vitin 2016 Mançester Junajtid e transferoi nga Fejnordi dhe pas një viti e gjysmë e hodhi në skuadrën e parë. Mëngjarash, i pëlqen të luajë në të djathtë për të hyrë më pas drejt qendrës dhe shpikur diçka. Frymëzues dhe plot fantazi, pak si Roben: shokët e tij të skuadrës e thërrasin "Arjen". Në fillim bindi Zhoze Murinjon, i cili e thërriste rregullish­t të stërvitej me kampionët e skuadrës së parë të Mançester Junajtid në "Carrington". Pastaj u hodh në fushë nga Ole Gunar Solskjaer, i cili i dhuroi ndeshjen e tij të parë në "Old Trafford". Por, përveç talentit të Tahit Çong, ajo që bën më shumë përshtypje se gjithçka tjetër, është puna e jashtëzako­nshme e sektorit zinxhir të "djajve të kuq". Një statistikë në veçanti tregon shumë për rritjen e jashtëzako­nshme të Akademisë së 20 herë kampionëve të Anglisë. Në "Old Trafford" dihet që kanë kaluar shumë talente, të cilët kanë shkruar historinë e një prej klubeve më prestigjio­ze të botës. Por, jo në çdo klub 49 për qind e lojtarëve që kanë debutuar me fanellën e ekipit të parë pas Luftës II Botërore, kanë ardhur nga fidanishtj­a, si në rastin e Junajtid. Pikërisht, gati gjysma e tyre. Janë shifra fantastike, veçanërish­t nëse marrim në konsiderat­ë se "djajtë e kuq" janë një nga klubet më të pasura në botë. Një pasuri e ndërtuar edhe falë punës së palodhur të Akademisë. Dhe kundër Redingut ishte radha e Tahit Çong, vetëm i fundit nga talentet prodhuara nën markën "made in... Manchester".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania