Panorama Sport (Albania)

Paketa zgjedh numrin 39, Gatuzo ka gati planin taktik

Zbarkoi dje në Milano: Dua të bëj si Kaka

-

Lukas Paketa ka bërë dje zbarkimin e dytë në Milano, këtë herë për të qëndruar. Pas vizitës së parë në muajin dhjetor, ku pati kontaktin e parë me qytetin dhe mbi të gjitha me “planetin” Milan, 21-vjeçari brazilian mbërriti mëngjesin e djeshëm në aeroportin e Malpenzës, i shoqëruar nga babai Marselo, e ëma Kris, vëllai Mateus dhe bashkëshor­tja Duda, të cilët u pritën nga drejtori teknik kuqezi, Leonardo. Ata janë akomoduar në një prej hoteleve në qendër të qytetit, ndërsa sot do të vizitojnë disa ambiente, ku do të jetojë talenti amerikano-jugor, pas së cilave do të zhvillojë edhe stërvitjen e parë me skuadrën, ndërsa të martën, më datë 8 janar, në orën 15:00 do të prezantohe­t në “Millanelo”. Blerja 35 milionë eurosh e Milanit nga skuadra e Flamengos ka zgjedhur të mbajë mbi shpatulla numrin 39, por tani që ka zbarkuar, pyetjet e tifozëve të Milanit janë: në çfarë pozicioni do të luajë Paketa dhe kur do të ndodhë debutimi i tij. Pas vizitave të para, 21-vjeçari shfaqi një formë të mirë fizike, por i mungon ritmi i ndeshjeve, që sigurisht në Serinë A do të jetë ndryshe nga ai në Brazil. Trajneri Gatuzo dhe lojtari do të punojnë shumë së bashku në aspektin taktik, edhe pse Paketa ka treguar se mund të luajë qoftë si mesfushor krahu në një 4-4-2, apo si një sulmues anësor apo sulmues i dytë në një 4-3-3 apo 4-3-1-2. Nga pikëpamja e rregullore­s, Gatuzo mund ta hedhë në fushë që më datë 12 janar, në Kupën kundër Sampdorias, por kjo është diçka që do e vendosë trajneri. Ndërkohë, ai zbarkon në Milano me shumë shpresa, duke qenë se përpara se të linte Brazilin, nga aeroporti ai nënvizoi mes lotëve: “Kaka ka qenë idhull dhe ëndrra ime është që të bëj të njëjtën aventurë siç bëri Riki te Milani, ndonëse nuk jam tipi që më pëlqejnë krahasimet. E rëndësishm­e është që të integrohem menjëherë mirë në skuadër dhe më pas gjërat e tjera do të vijnë vetë”, ishin fjalët e Paketës.

 ??  ?? Paketa, pas zbarkimit dje në Milano
Paketa, pas zbarkimit dje në Milano

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania