Panorama Sport (Albania)

Juvja, në bisedime me Albën

Rinovimi i kontratës fut në sherr spanjollin me drejtuesit e klubit katalanas

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pasi i rrëmbyen Realit të Madridit yllin e tyre, Juventusi është gati që të bëjë një “grabitje” edhe në radhët e Barcelonës. Është ky lajmi bombastik që vjen nga Spanja, me median sportive në kor që nënvizon se bardhezinj­të janë futur zyrtarisht në garë për Hordi Albën. Kjo nuk është hera e parë që mbrojtësi i majtë i Barcelonës, një ndër lojtarët më të fortë në botë në rolin e tij, afrohet me “Zonjën e Vjetër”, duke qenë se një tentativë ishte bërë edhe gjatë verës së kaluar, por nga dje është zyrtar fakti se kampionët e Italisë në fuqi janë hedhur në sulm të spanjollit. Hordi Alba dhe Barcelona kanë kohë që kanë krisur marrëdhëni­en e tyre, duke qenë se tashmë rinovimi i kontratës mes palëve është vënë në rrezik real. Akordi aktual mes Albës dhe katalanasv­e skadon në vitin 2020, por futbollist­i që zbarkoi në “Kamp Nou në vitin 2013 kërkon një zgjatje të marrëveshj­es deri në vitin 2023, por pikërisht nga kjo kërkesë e iberikasit ka ardhur edhe përplasja e fortë. Alba, i cili në 7 sezone me Barcelonën numëron 269 ndeshje të luajtura, 14 gola dhe 51 asiste, duket më pranë se kurrë divorcit me kuqeblutë, sepse kërkesa e futbollist­it për një rinovim deri në vitin 2023 nuk është pranuar nga drejtuesit e klubit, por akoma më shumë edhe një rritje page nga 5 në 6 milionë euro në sezon është parë si një kërkesë edhe më e tepruar. Dhe në të tilla pika, Juventusi është gati që të përfitojë dhe ka nisur të futet bindshëm në lojë për anësorin e majtë, i cili edhe pse ka një klauzolë prej 140 milionë eurosh me Barcelonën, sigurisht që ajo nuk do të respektohe­t, nëse vetë lojtari kërkon të largohet me çdo kusht nga Katalunja. Sipas zërave që kanë nisur të qarkullojn­ë, Juventusi është gati të bëjë një ofertë prej 40 milionë eurosh për 29-vjeçarin dhe për ta sjellë atë në Torino.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania