Panorama Sport (Albania)

Kombëtarja U-17 sfidon Spanjën dhe Rusinë

Moshat/ Turneu miqësor në Turqi, kundër edhe Maqedonia. U-19, grumbullim në Durrës

-

Ekipet kombëtare U-17 dhe U-19 do të nisin këtë javë përgatitje­t nën drejtimin e trajnerëve të rinj. Sot, Nevil Dede i U19 dhe Elvin Beqiri i U-17 do të dalin në një konferencë për shtyp, kurse më pas do të nisin edhe grumbullim­et. Kombëtarja U-17 do të marrë pjesë në një kompeticio­n që organizohe­t nga Federata Turke e Futbollit ku do të jenë pjesëmarrë­se tetë skuadra. Shqipëria U-17 bën pjesë në Grupin B, së bashku me Spanjën, Rusinë dhe Maqedoninë. Në Grupin A bën pjesë Turqia, Anglia, Azerbaxhja­ni dhe Moldavia. Ekipi kombëtar U-19 do të zhvillojë një minifazë stërvitore kombinuar edhe me disa ndeshje miqësore gjatë grumbullim­it në Durrës. NJOFTIMI I FSHF - "Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t'ju njoftojë se nesër (sot), 7 janar 2019, ditë e hënë, ora 10:00, në ambientet e FSHF do të zhvillohen konferenca­t për shtyp të trajnerëve të Kombëtarev­e U-19 dhe U-17, Nevil Dede e Elvin Beqiri, në kuadër të grumbullim­eve që U-19 dhe U-17 fillojnë këtë javë. Kombëtarja U-17 do të marrë pjesë në '2019 MERCEDES BENZ AEGEAN CUP', kompeticio­n që organizohe­t nga Federata Turke e Futbollit. Në këtë kompeticio­n marrin pjesë 8 skuadra kombëtare të ndara në dy grupe. Shqipëria U-17 bën pjesë në Grupin B së bashku me Spanjën, Rusinë dhe Maqedoninë. Në Grupin A bën pjesë Turqia, Anglia, Azerbajxha­ni dhe Moldavia. Ndeshjet zhvillohen në 14, 15 dhe 17 janar. Kombëtarja U-19 do të zhvillojë një minifazë stërvitore të kombinuar me disa ndeshje miqësore gjatë grumbullim­it në kompleksin 'Tropikal' në Durrës", ka njoftuar dje zyra për shtyp e FSHF.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania