Panorama Sport (Albania)

NOTAT E BARÇËS

-

TER SHTEGEN 6- Ia del, edhe pse në pjesën e parë rrezikon shumë. Nuk mund të bëjë asgjë te goli. ROBERTO 5,5- Kundër Antunes vuan shumë, po ashtu si me Matën. Sa herë që numri 7 i Getafes bën një lëvizje, ai nuk e kupton. PIKE 6- Kontrollon me personalit­et mbrojtjen katalanase, duke gabuar shumë pak ose asgjë. Është lideri i skuadrës së Valverdes. LENGLE 6- Tani nuk është më një surprizë. Nga ndeshja në ndeshje tregon se është një lojtar i Barcelonës... I saktë. ALBA 6- Në pjesën e parë alternon disa gabime në mbrojtje me këmbëngulj­en në sulm. Krosimet e tij janë të rrezikshme për mbrojtjen kundërshta­re. VIDAL 5,5- Rrezikon shumë duke shtyrë një lojtar të Getafes në zonë. Për fatin e tij, arbitri vendos të lërë lojën të luhet. Është shumë i ngathët në mesfushë. S’ishte dita e tij. (Buskets 6- I jep qetësi manovrës blaugrana në minutat e fundit). ARTUR 6,5- Brilant topi që devijon dhe e transformo­n në asist për Mesin. Di gjithmonë çfarë të bëjë kur ka topin në këmbë. RAKITIÇ 6,5- Lëviz shumë pa top dhe bën një ndeshje mjaft të mirë në “kabinën e regjisë” së lojës së Barcelonës. Në pjesën e dytë e humbet shkëlqimin. DEMBELE 5,5- Është i shpejtë dhe kjo shihet që në start, por humbet një rast të pastër goli. Me kalimin e minutave ndjen lodhjen. MESI 7- Goli që zhbllokon ndeshjen është shumë i thjeshtë vetëm për një lojtar si ai. Gjatë gjithë ndeshjes jep pasime filtruese dhe e sheh lojën në një mënyrë të jashtëzako­nshme. Kampion. SUAREZ 7- Një gol spektakola­r. E çmendur goditja e tij e menjëhersh­me për të dyfishuar shifrat. Koordinim për notën 10. Një perlë e tillë ia vlen çmimin e biletës. TRAJNERI VALVERDE 6- E fiton ndeshjen, por Barcelona vendoset disa herë në rrezik. Kutinjo meriton më shumë hapësirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania