Panorama Sport (Albania)

NOTAT E REALIT

-

KURTUA 6- Pëson 2 gola nga 11 tentativa të Sociedadit. Nuk mund të bëjë asgjë te penalltia dhe te goli i dytë i Pardos. Kur duhet, i bën gjërat mirë. KARVAHAL 5,5- Mungojnë galopimet e tij në krahun e djathtë. Nuk kombinohet aspak me Vaskezin dhe në mbrojtje humbet Ojarzabali­n. VARAN 6- Ka shumë pak punë për të bërë kur Zhoze vendos të sulmojë, por nuk i lë hapësira. Është i pafat në zonën kundërshta­re... RAMOS 6- I njëjti diskutim si shoku i repartit. Pak i impenjuar në mbrojtje dhe i rrezikshëm në goditjet standarde të Realit. MARSELO 5,5- Në atë krah është pozicioni i preferuar i skuadrave kundërshta­re në këtë sezon. Luan me frikë dhe lë hapësira. Merr pjesë shumë pak në manovrën e lojës. (Nga 77’-Regilon). KROS 5- Një objekt misterioz në mesfushën e Realit të Madridit. Kryen ndonjë korne dhe asgjë më shumë. Nuk futet kurrë në ndeshje dhe nuk lë shenjë. (Nga 81’ Sebajos). KASEMIRO 5- Një pasdite për t’u harruar për braziliani­n. Nuk kalojnë as 2 minuta lojë dhe shkakton penallti. Provon të ringrihet, por gabon shumë topa në organizimi­n e lojës. (Nga 57’ Isko 5,5- Provon të ndezë “ditën”, por e braktis edhe ai anijen si gjithë reparti i mesfushës). MODRIÇ 5- Nuk njihet në fushë. Vë në provë Rulin në pjesën e parë, por me kalimin e minutave “fiket”. Në minutat e fundit rrezikon edhe të ndëshkohet me të kuq. VASKEZ 4,5- Është njeriu i besuar i Solarit, por këtë herë e tradhton. BENZEMA 5,5- Për shumë kohë përdor shpatullat e gjera që të bëjë repart, por një sulmues duhet të takohet me golin... VINICIUS 6,5- Stadiumi ka duartrokit­je vetëm për të. Në ndeshjen e parë si titullar në kampionat nuk zhgënjen. I mohojnë një penallti. TRAJNERI SOLARI 4,5- E vetmja gjë pozitive është që i dha besim Viniciusit, por kaq nuk mjafton. Te Reali duhen rezultate.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania