Panorama Sport (Albania)

Prapaskena, Reali do Ikardin për të liruar Modriçin

As Perez s'e ka harruar Mauron, e kërkon si shkëmbim

- Përgatiti: LEDIO NASE

Pasi u përpoq për një kohë të gjatë sezonin e kaluar, Interi nuk ka hequr ende dorë nga Luka Modriç dhe tani ka një kartë më shumë për të shfrytëzua­r: Xhuzepe Marotën, administra­torin e ri të deleguar. Risitë më të mëdha në formacioni­n zikaltër, për sezonin që vjen, mund të shihen mbi të gjitha në mesfushë: përtej Barelës e Herrerës, drejtuesit interistë po monitorojn­ë situatat e Ndombelesë së Lionit dhe Milinkoviç-Saviçit të Lacios, por sipas mediave spanjolle mbetet gjithmonë e hapur hipoteza "Modriç".

"QERSHIA MBI TORTË"

- "Topi i Artë" do ishte "qershia mbi tortë" e merkatos zikaltër. Një lojtar që nuk ia vlen as të diskutohet, sepse mesfushorë me karakteris­tikat dhe klasin e tij nuk ka në qarkullim. Kroati, megjithatë, në shtator do mbushë 34 vjeç dhe, pa rinovimin e kontratës, në korrik do hyjë në sezonin e fundit të "martesës" së tij me Realin e Madridit. Duke konsiderua­r parametrat, bisedimet nuk do jenë aspak të lehta, veçanërish­t nëse kërkesa ekonomike nuk do jetë e rëndësishm­e. Do nevojitej një "asist" nga lojtari.

ZHANG "NË FUSHË" -A do arrijë Modriç të jetë më bindës se disa muaj më parë me Florentino Perezin? Do varet edhe nga arritjet sezonale të Realit, por Interi me siguri nuk e ka harruar kroatin. Në aksin Milano-Madrid verën që vjen mund të ketë risi të shumta, sepse nëse nga njëri krah presidenti Stiven Zhang pret të ketë një korsi preferenci­ale për Modriçin, Reali mund të vlerësojë blerjen e Mauro Ikardit (edhe ai në pritje të nisjes së bisedimeve për rinovimin me Interin), duke e konsiderua­r zëvendësue­sin ideal të Benzemasë, në rast largimi të francezit. Përveç Modriçit, ndër të tjera (edhe pse këto zëra duhen ende konfirmuar) Zhang Jr. do kërkojë, për të ardhmen, njërin mes Toni Krosit dhe Iskos.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania