Panorama Sport (Albania)

“Xhevahiret” “Xhevahiret” e Superiores, Superiores, ja ja brezi brezi që vlen vlen 7.5 7.5 milionë milionë euro

Nga 17 deri në 23 vjeç, Laçi dhe Partizani besojnë më tepër

- JORGIS MEMO

Futbolli shqiptar po kalon një krizë fi nanciare në përgjithës­i, me klube që mbijetojnë formalisht. Për të gjetur disa gjëra pozitive në këtë situatë ku ndodhet sot Kategoria Superiore është shumë e vështirë. Pas kualifikim­it të Kombëtares në Europianin e 2016-ës pritej natyrisht një zhvillim edhe në klubet tona, mirëpo gjërat kanë precipitua­r dhe tashmë më tepër flitet për rroga të pamarra, skuadra pa shtëpi dhe fenomene të tjera negative që kurrsesi nuk të krijojnë një besim se do të ketë përmirësim në vazhdimësi. Megjithatë, nga ky kaos ka edhe diçka që jep shpresë. Në një vëzhgim të bërë nga "Panorama Sport" sa u përket lojtarëve të aktivizuar nga 10 klubet e Superiores në kampionat në këto 18 javë, rezulton se nga mosha 17 vjeç deri në 23 vjeç, janë gjithsej 68 futbollist­ë, të cilët kush më shumë dhe kush më pak kanë lënë gjurmë. Nëse do të bënim sot një renditje hipotetike, Laçi do të ishte pa diskutim ekipi kampion, ndërsa Kukësi që në realitet tashmë është pretendent për titull, mban vendin e fundit sa i përket besimit që iu ka dhënë lojtarëve të rinj, duke aktivizuar vetëm tre prej tyre. Kurbinasit kanë aktivizuar plot 13 lojtarë të rinj, madje kapitenin e kanë vetëm 20 vjeç. Portieri Selmani është i afirmuar tashmë në Superiore, por ky sezon ka konfirmuar shpërthimi­n e mbrojtësit Fangaj apo edhe sulmuesit Xhixha. Partizani kryesues i kampionati­t iu ka besuar më shumë se kurrë të rinjve dhe është shpërblyer. Treshja Bardhi-Asani-Mala i ka bërë për vete të gjithë. Në çdo skuadër ka të rinj premtues dhe një prej tyre është Sherif Kallaku që në sezonin e tij të dytë në Superiore po shkëlqen me Teutën. Kukësi mund të krenohet me Valon Ethemin, një zbulim i ish-trajnerit serb të verilindor­ëve, Milinkoviç. Ndërsa Skënderbeu ka kryegolash­ënues një 23-vjeçar si Dejvi Bregu (7 gola), i cili është ende në kohë për të bërë hapin e madh. Edhe në ekipet e tjera ka disa lojtarë të rinj që kanë tërhequr vëmendjen në pjesën e parë të këtij sezoni. Përtej problemeve që mund të ketë sot kampionati shqiptar, të gjithë këta të rinj kanë vlerën e tyre në treg. Sipas faqes së specializu­ar për vlerësimin e lojtarëve "transferma­rkt", në total 68 të rinj sot në Kategorinë Superiore vlejnë 7 milionë e 475 mijë euro.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania