Panorama Sport (Albania)

Reali turpërohet, Barça prova arratie

Atletiko dhe Sevija bëjnë “vetëvrasje”, katalanasi­t +5 pikë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Rivalët në garën për titull i “shtrijnë” faqen dhe Barcelona nuk ua përton... u jep një shuplakë. Sevija dhe Atletiko barazuan me njëratjetr­ën, Reali humbi, ndërsa katalanasi­t fituan me vuajtje në transfertë kundër Getafes dhe nisën të thellojnë diferencën. Blaugranët e nisin vitin 2019, ashtu siç kishin mbyllur vitin 2018. Të njëjtën gjë bën edhe Lionel Mesi, i cili pasi e mbylli me 6 gola në 3 ndeshje, shton në llogaritë e tij një tjetër gol. Madje, për vitin e katërt radhazi shënon golin e parë të vitit. Getafe, nga ana tjetër, bën një figurë të mirë dhe duhet t’i dorëzohet golit të “Pleshtit” dhe perlës së Suarezit. Ndoshta, gjërat do të shkonin ndryshe nëse nuk do të anulohej goli i parë për vendësit, i cili ishte i rregullt. Barcelona tani e sheh veten +5 nga Atletiko, +7 nga Sevija dhe +10 nga Reali. Me këtë fitore, blaugranët u shpallën kampionë dimri.

STARTI- Nis me befasi ndeshja, pasi Getafe shënon golin e parë në minutën e nëntë. Arbitri në mënyrë të çuditshme e anulon atë për një faull ndaj Lengle, por në fakt nga pamjet shihet që nuk ka asnjë faull. Një “ndihmë” jo e vogël për Barcelonën, që pastaj nuk fal duke marrë nën kontroll frenat e lojës. Si gjithmonë, Leo Mesi zhbllokon rezultatin dhe rikthen qetësinë në radhët e katalanasv­e. Provojnë që të hipotekojn­ë fitoren shumë shpejt, por Soria ndal Pikenë. Pak më vonë nuk mund të bëjë dot asgjë te perla e Suarezit në limitet e zonës. Goditje fluturimth­i e uruguaiani­t për të shënuar golin e dytë.

E HAPUR- Por, edhe me këtë gol, Getafe nuk dorëzohet duke gjetur forcë për të reaguar. Pak më parë, topi i goditur prej tyre ndalet në shtyllë, ndërsa në fundin e 45 minutave, Mata shënon golin që rihap ndeshjen. Ter Shtegen bën mrekullinë ndaj Arambari, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë Angel dhe Kabrera kanë raste të pastra për të barazuar. Edhe në të 66-ën Mata gabon me portën e boshatisur, pasi i kishte dribluar të gjithë. Në 15 minutat e fundit, Mesi me shokë nuk e bënë dot “goditjen” e radhës për të mbyllur ndeshjen. Përfundoi 1-2 mes panikut dhe drithërima­ve. Këto ndeshje të japin titullin...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania