Panorama Sport (Albania)

Bizhdili urdhëron: Dua Superioren, Besa ime meriton 8

“Kushtet perfekte, presim edhe dy afrime cilësore”

- FERIZ FERIZAJ

Presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, duket më entuziast se kurrë se skuadra e këtij sezoni do të rikthehet pas 5 vitesh mungesë në Superiore. Bizhdili e bazon këtë bindje në grupin që ka, merkaton dhe stafin me përvojë me në krye trajnerin Gugash Magani. Krahas dy afrimeve, të Ejoh dhe Mziut, verdhezinj­të presin edhe 2 futbollist­ë brenda ditës së mërkurë. Në një intervistë për gazetën “Panorama Sport”, Bizhdili i bën skanerin pjesës së parë të kampionati­t dhe i vendos skuadrës notën tetë. “Që një ekip të ketë sukses, duhen disa elementë. Besa e ka grupin, ka staf me përvojë dhe ka pagesa korrekte si askush. Dhe e fundit, më gjeni një ekip qoftë të Superiores që futbollist­ët janë akomoduar në një resort turistik, sikur të ishin turistë e jo futbollist­ë. Për të gjitha këto u thashë lojtarëve e stafit se pres vetëm Superioren”, thotë ndër të tjera Bizhdili në intervistë­n e tij për gazetën.

Sa i kënaqur jeni nga ajo çfarë Besa prodhoi në 2018-ën?

Nisur nga përbërja me lojtarë mjaft të rinj, jam shumë i kënaqur. Nëse do më pyesni t’i vendos notë skuadrës nga 1 te 10, do t’i vendosja një tetë. Kjo pasi në 4 javët e fundit, gabuam duke barazuar në shtëpi 2 ndeshje dhe humbur në Fier. Këto rezultate sollën rokadën ku ia lëshuam vendin e parë Bylisit, për më keq tashmë me 4 pikë diferencë. Kjo solli edhe largimin e Gentjan Begesë, të cilin e falënderoj për kontributi­n që dha dhe afrimin e një trajneri me përvojë

si Magani.

Sipas jush, 4 pikë diferencë me Bylisin nuk janë shumë për t’u rikuperuar?

Jo, nuk janë asgjë. Ju e dini se në fazën e tretë pikët përgjysmoh­en, çfarë e bën këtë diferencë në 2 pikë. Pra, ne do ta mundim Bylisin dhe ja ku i kaluam në renditje. Janë edhe 4 javë për t’u luajtur në fazën e dytë dhe pastaj tetë të tilla në fazën e tretë. Pra, pikë ka shumë në lojë dhe ajo që ne do bëjmë, do të jenë fitoret dhe sakrifica në çdo takim.

Harruat që Besa ka në gjirin

e saj mbi 50 për qind të formacioni­t 18-20 vjeçarë pa përvojë?

Kjo është e vërtetë, sa ç’është e vërtetë edhe qenia në ekip e lojtarëve me përvojë si Miraka, Çekiçi, Mihani, Dikson, Onuh, Çelhaka, Biba, Kullolli dhe të tjerë. Janë gërshetuar talenti dhe rinia me përvojën. Besoj se vendi i dytë e dëshmon këtë, ndryshe me të rinj siç thoni ju nuk do të ishim këtu ku jemi. Pavarësish­t kësaj, ne tani në janar afruam dy lojtarë cilësorë dhe përvoje si Ejoh e Mëziun. Jemi në bisedime me

disa futbollist­ë të tjerë cilësorë. Grupi do të plotësohet në atë formë sa të garantojë kthimin në Superiore.

Para lojtarëve u duk sikur dhatë “urdhër” se doni patjetër Superioren. Çfarë mesazhi dëshironit të përcillnit në seancën e parë për këtë vit?

Dëgjoni. Që një ekip të ketë sukses, duhen disa elementë. Besa e ka grupin, ka staf me përvojë dhe ka pagesa korrekte si askush. Dhe e fundit, më gjeni një ekip qoftë të Superiores që futbollist­ët janë akomoduar në një resort turistik, sikur të ishin

turistë e jo futbollist­ë. Për të gjitha këto u thashë lojtarëve e stafit se pres vetëm Superioren. Nëse ju gjykoni se ishte urdhër, nuk do ishte keq (qesh).

Rivali që i frikësohen­i më shumë?

Asnjë. Të gjitha janë skuadra të forta dhe me objektiva për t’u ngjitur, si Bylis, Egnatia apo ekipe të tjera. Besoj se do të jetë një garë shumë e fortë deri në fund, por ne nuk i frikësohem­i asnjë ekipi. Do të bëjmë gjithçka në fushë për të zënë vendin e parë dhe për ta rikthyer ekipin në elitë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania