Panorama Sport (Albania)

Xhambazi: Skënderbeu­t i duhet cilësi, rifutet në garë me 3 afrime

Ish-sulmuesi: Kujdes Kukësin, kanë lëvizur super në këtë merkato

- Llazi Saro

Skënderbeu kërkon që të ringrihet dhe shpresën e vetme e sheh te merkatoja. Drejtuesit do tentojnë që të bëjnë kthesën në dy fazat e mbetura dhe të rifuten në garë për titullin. Pavarësish­t se shtatë pikë larg nga Partizani kryesues dhe në një formë jo të mirë si pasojë e rezultatev­e të marra, bardhekuqt­ë nuk heqin dorë nga objektivi i kahershëm. I këtij mendimi është legjenda e sulmit korçar, Dhimitraq Xhambazi, i cili në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport" theksoi se konfirmimi i Orges Shehit do të shpërblejë shumë shpejt ekipin. "Me mbylljen në mënyrën më të keqe të mundshme të vitit 2018, shumë nuk besojnë se Skënderbeu ka forcën për të rivalizuar deri në fund të sezonit për kampion. Por, unë mendoj të kundërtën. Ky ekip do të jetë deri në fund të kampionati­t në garë për të mbrojtur titullin së bashku me Partizanin dhe Kukësin, e deri diku edhe Teuta. Ajo që më bën të mendoj kështu është fakti se ekipi ka ruajtur në thelb karakterin e vet dhe mentalitet­in e fituesit që Orges Shehi e njeh më së miri. Konfirmimi i tij në krye të pankinës ishte çelësi i suksesit. Një lëvizje e zgjuar nga ana e Ardjan Takajt. Këtë e them me bindje, pasi askush më mirë se Shehi nuk e njeh atë ambient. Askush më mirë se ai nuk di të motivojë lojtarët dhe ta mbajë këtë ekip në garë për titullin kampion. Besoj se kjo lëvizje e presidenti­t dha mesazhin e duhur te lojtarët, të cilët jam i bindur se do të reflektojn­ë menjëherë", u shpreh fillimisht ishsulmues­i i Skënderbeu­t.

MERKATO - Ai u ndal edhe te merkatoja e Skënderbeu­t në këtë dritare transferim­esh, ndërsa evidenton se skuadra ka dëshmuar që ka nevojë për më shumë cilësi

në organikë. "Besoj se ky ekip ka nevojë për tri afrime, në mënyrë që të jetë sërish kompetitiv në kampionat. Kam përshtypje­n se kjo skuadër, nga ajo që ka treguar në fushë këto 18 javë të para, dukshëm ka nevojë për cilësi të shtuar. Jam i mendimit se duhen një mesfushor dhe dy lojtarë në sulm, një në linjën e krahut dhe tjetri në majë të sulmit. Kjo, për të rritur më shumë rivaliteti­n në ekip dhe për të bërë lojtarët që të tregojnë më shumë për të mbrojtur vendin e titullarit", theksoi Xhambazi.

RIVALËT - Në mbyllje të deklaratës së tij, ish-sulmuesi i bard-

hekuqve ka komentuar edhe rivalët. Ai vlerëson Kukësin si ekipin që ka lëvizur më mirë në këtë merkato. "Besoj se do të jetë një garë e gjatë, ku veç Skënderbeu­t që do të dijë të rifutet në valle, shoh edhe Partizanin, Kukësin apo Teutën deri diku. Janë ekipe që kanë treguar nivel të mirë në lojë pjesën e parë të sezonit, por kujdes nga Kukësi... Është ekipi që për mendimin tim ka lëvizur më mirë në merkato. Me Shkurtajn dhe Rrocën ky ekip tashmë ka hedhur kandidatur­ën e plotë si rival për të marrë titullin", përfundoi Dhimitraq Xhambazi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania