Panorama Sport (Albania)

“Koloni” nga Tetova, Dede: Panuçi ka pritshmëri nga Italia

“Të mbështesim kampionati­n vendas, ja si e gjeta ekipin”

-

Trajneri i Kombëtares U-19, Nevil Dede, bëri publike listën e futbollist­ëve të grumbullua­r për minifazën stërvitore që do të zhvillohet në kompleksin "Tropikal" në Durrës. Ky është edhe grumbullim­i i parë për Kombëtaren U-19 nën drejtimin e Dedes, pas ndryshimev­e në strukturën e trajnerëve të kombëtarev­e të moshave. Minifaza përgatitor­e do të zgjasë 5 ditë, teksa gjatë grumbullim­it do të ketë dhe disa teste miqësore. Në konferencë­n e zakonshme për shtyp, Dede ka folur për situatën tek ekipi U-19, si dhe ka sqaruar zgjedhjet e bëra. Sipas trajnerit, futbollist­ët nuk fitojnë gjë duke luajtur me Kombëtaren, pasi ekipi kombëtar është çështje nderi dhe krenarie.

GRUMBULLIM­I - "Ky është një grumbullim që bëhet, mbi të gjitha, për të parë elementët kryesorë që kanë qenë në skuadër dhe prurjet e reja që vijnë nga seleksioni­met që bëmë si staf, në Maqedoni, Greqi apo Itali dhe riseleksio­nimet e bëra në kampionati­n shqiptar".

EKIPI - "Informacio­ni që kam marrë është i mirë, por më qartë do të flas pasi t'i shoh. Zhvillimi i lojtarëve në këto mosha është pak i vështirë, pasi ata mbarojnë te moshat U-19 dhe është e vështirë të kalojnë tek ekipet e para. Kanë shumë ulje-ngritje dhe kjo është diçka që nuk më bën të qartë që unë të shprehem si duhet për sa i përket vazhdimësi­së së lojtarëve".

KONTINGJEN­TI - "Kemi elementë të mirë dhe kemi prurje të mëdha. Lista është e gjatë me afro 60 lojtarë dhe do të kenë vëmendjen time. I kemi të gjitha mundësitë për t'i ndjekur dhe mbështetja është maksimale, ndaj besoj se do të bëjmë një punë të mirë".

FQINJËT - "Maqedonia është si një treg për të ushqyer moshat. Qëllimi kryesor është Kombëtarja A. Shqiptarët e Maqedonisë kanë një dëshirë shumë të madhe për të veshur fanellën e ekipit kombëtar. Ky treg nuk ka qenë zero deri dje, por meriton një vëmendje të madhe dhe do të jenë të rëndësishë­m për ne, pasi janë shqiptarë siç ka qenë edhe Kosova. Edhe në Angli ka shumë shqiptarë dhe duhen parë për të forcuar ekipin tonë kombëtar".

PANUÇI - "Të jem i sinqertë, Panuçi ka marrë pjesë në seleksioni­met që janë bërë në Itali, ndërsa në Maqedoni kam qenë me Mustedanag­iç.

Në Greqi ka qenë i gjithë stafi, duke përfshirë dhe trajnerin e U-21, Alban Bushi. Panuçi ka parë një pjesë të lojtarëve në Itali. Të jemi të sinqertë, disa futbollist­ë nuk kanë marrë pjesë, për shkak të klubeve dhe Panuçi shprehet se do të ketë elementë të mirë nga atje. Në këtë moshë duhet rritja fiziologji­ke, e më pas rritja sportive. Jo vetëm në Itali e Greqi, por edhe në Shqipëri ka lojtarë të talentuar në këtë moshë. Ky besoj është një ogur i mirë për të gjithë ne. Klubet po mundohen të rikonstruk­turohen dhe të fokusohen në ekipet e tyre zinxhir".

PËRZGJEDHJ­ET - "Do të kërkojmë të marrim lojtarët më të mirë kudo ata të jenë. Duhet bashkëpuni­m me federatat përkatëse dhe me dëshirën dhe dashurinë që ata do të kenë për të luajtur me Shqipërinë". SHQIPËRIA DHE

"TRADHTARËT" - "Një lojtar i U-15 ose U-17 ndoshta është i dashuruar pas Shqipërisë, por më vonë rritet dhe futen në lojë menaxherët apo klubet etj., mirëpo, në momentin që ikin, ne i quajmë 'tradhtarë'. Çdo njeri duhet të zgjedhë! Duhet sjellje dhe trajtim korrekt, duhet përgjegjës­i dhe seriozitet dhe të gjithë të ndihen të vlerësuar. Nëse ndihet i vlerësuar, nuk ka pse të mos vijë këtu. Është nder dhe kënaqësi të luash për Shqipërinë dhe nuk ka ndonjë fitim, por vetëm rrit emrin. Me Kombëtaren, është çështje nderi dhe përgjegjës­ie". KAMPIONATI VENDËS

- "Unë vazhdoj të them se nëse dy lojtarë janë të barabartë, do të jetë i avantazhua­r ai që luan në Shqipëri. Nuk janë shqiptarë vetëm ata që luajnë në Shqipëri, shqiptarë janë dhe ata që luajnë në Maqedoni. Mund të jenë edhe 10% më shumë të avantazhua­r.

Ne duhet të ushqejmë futbollin shqiptar. Sa më shumë nxjerrim nga këtu, aq më shumë ndërgjegjë­sohen ekipet".

EKIPET E PARA - "Ka shumë raste si Flamurtari, Tirana, Laçi që po aktivizojn­ë lojtarë nga ekipet U-19. Nëse vazhdojmë me këto politika, atëherë pse jo. Kur nuk ka, nuk kemi çfarë të bëjmë. Raporti do të jetë 60 për lojtarët shqiptarë dhe 40 për ata që vijnë nga jashtë. Pastaj politikat e klubeve janë të ndryshme", ka deklaruar ndër të tjera trajneri i Kombëtares U-19, Nevil Dede.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania