Panorama Sport (Albania)

Barcelona, a mjafton kaq për Championsi­n?

-

Ikushtoi ndodhi në "Batarque" dhe i ndeshjen. Në "Vallecas" ndodhi një përmbysje befasuese dhe e mrekullues­hme me dy gola në minutat e fundit. Dhe në Getafe thuajse mund të iknin nga duart dy pikë. Barcelona nuk i "vret" dot rivalët e saj dhe u lë jetë deri në minutat e fundit të ndeshjes. Vuan shumë në disa momente dhe nuk është e sigurt për atë që bën në fushën e lojës. Të kuptohemi, po flasim për disa ndeshje dhe jo ato ku katalanasi­t fitojnë me siguri dhe me goleadë. Dhe pavarësish­t kësaj sigurie, skuadra e Valverdes vazhdon të jetë e para dhe të udhëheqë kampionati­n spanjoll me 5 pikë më shumë sesa Atletiko e Madridit dhe 10 pikë më shumë se Reali. Problemi dhe pikëpyetja e madhe është: A mjafton kjo Barcelonë për të fituar Ligën e Kampionëve? Mesi me shokë janë të bindur se ky është viti i duhur, ndërsa në Romë mund të thonë të kundërtën... Aty katalanasi­t pësuan një përmbysje të turpshme, pikërisht prej mungesës së vëmendjes dhe kaosit që përjeton në disa momente.

RASTE- Çdo skuadër tjetër me një rezultat 0-2 kundër Barcelonës do të kishte ngritur duart dhe do të ishte dorëzuar ose të paktën nuk do të reagonte. Në fakt ajo që ndodhi ndaj Getafes tregoi të kundërtën. Barcelona u përgjum dhe rivalët morën zemër duke sulmuar dhe duke krijuar raste pafund. Shkonin shumë lehtësisht në zonën e Ter Shtegenit dhe e vinin në rrezik atë. Shënuan një gol dhe me zotësi e mbajtën rezultatin 1-2 deri në minutat e fundit. Të mendosh që në Champions skuadrat e tjera janë më të forta. Në raundin e ardhshëm do të përballen me Lionin, një ekip që të godet kur i lë hapësira. Trajneri Valverde kërkon që ta mbajë me këmbë në tokë ekipin e tij dhe thotë se kampionati është i gjatë dhe titulli nuk është siguruar. Një metodë që ndjek çdo trajner, por, ndoshta e thotë realisht dhe nuk është i sigurt... Dilemat janë prezente: A mjafton kjo lojë e Barcelonës për të fituar Champions-in?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania