Panorama Sport (Albania)

Spanjë, skandal i arbitrit

Publikohet video në dhomën e VAR-it, Perez telefonon presidenti­n Rubiales

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Shpërthen skandali në Spanjë. Personazhi kryesor është arbitri i ndeshjes Real Madrid-Real Sociedad, Munuera Montero, i cili nuk akordoi një penallti për "galaktikët" dhe VAR-i që gjithashtu nuk ndërhyri për t'i tërhequr vëmendjen arbitrit për gabimin. Por, jo vetëm kaq. Në Madrid mendojnë se gjithçka ka qenë e qëllimshme dhe arbitri i zgjedhur i ndeshjes është anti-madrilen. Për t'i dhënë jetë kësaj ideje dhe kësaj teorie mendon kanali zyrtar i skuadrës së Santiago Solarit. "Real Madrid TV" ka publikuar një video komprometu­ese dhe të çuditshme, ku aludohet mbi faktin se arbitri Munuera Montero ka festuar për një gol të pësuar nga Reali në ndeshjen kundër Eibarit. Arbitri ishte i përzgjedhu­r si kryesori në dhomën e VAR-it dhe nga andej është transmetua­r video ku Munuera ngre dorën dhe ia jep shokut që ka ngjitur në momentin kur Eibari shënon një gol në portën e Tibo Kurtuasë. Arbitri që nuk e pa penalltinë ndaj Viniciusit në terrenin e lojës së "Bernabeut" bën një gjest të çuditshëm në dhomën e VAR-it dhe është akuzuar sikur ka festuar. Arbitrat në dhomë përplasin duart me njëri-tjetrin dhe tifozët e Realit janë tërbuar për këtë veprim, duke kërkuar pezullimin dhe përjashtim­in e Munuera Monteros nga ndeshjet e ardhshme të kampionati­t dhe të mos arbitrojë më Realin e Madridit.

Ankesë zyrtare- Drejtuesit e Realit të Madridit mendojnë se vendimet e arbitrit të ndeshjes ndikuan në rezultat dhe shkaktuan humbjen. Penalltia e mohuar nuk është pritur mirë dhe deklaratat kanë qenë të menjëhersh­me nga drejtori i marrëdhëni­eve me publikun, Emilio Butragenjo. Por, duket se madrilenët nuk do ta lënë me kaq. Sipas gazetës "MARCA" do të bëjnë një ankesë zyrtare në federatë për të kërkuar shpjegime pse ndodhi diçka e tillë dhe pse VARi nuk ndërhyri për të sinjalizua­r penalltinë. Drejtuesit mendojnë se klubi nuk është respektuar në këtë rast dhe nuk u trajtua ashtu siç duhet ai rast i dyshimtë që ndodhi në pjesën e dytë kur portieri Ruli pengoi braziliani­n Vinicius. Në shkresën dërguar federatës spanjolle, Reali ka ngritur akuza të rënda më së shumti ndaj arbitrit që ndodhej në VAR, i cili duhet të kishte sinjalizua­r gabimin e kryesorit dhe se kishte një rast të dyshimtë në zonën e Sociedadit. Po ashtu, Perez ka telefonuar presidenti­n e federatës, Rubiales, për t'u ankuar për arbitrimin e ndeshjes.

 ??  ?? Munuera Montero kur ndëshkoi me karton të kuq Vaskezin
Munuera Montero kur ndëshkoi me karton të kuq Vaskezin
 ??  ?? Arbitri duke festuar me ndihmësin e tij në dhomën e VAR-it
Arbitri duke festuar me ndihmësin e tij në dhomën e VAR-it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania