Panorama Sport (Albania)

Refik Halili: Askush nuk i blen aksionet e Tiranës

-

Tirana e mbylli gjysmën e parë të sezonit në vendin e 7-të me 17 pikë, duke mbetur kështu në “vallen” e skuadrave që rrezikojnë rënien nga kategoria. Ai, që është sulmuar më së shumti për ecurinë negative të bardhebluv­e kohët e fundit, ka qenë presidenti Refik Halili. Nëpërmjet një ndërhyrje telefonike në emisionin “Fair Play” ku po diskutohej për situatën që klubi kryeqyteta­s po kalon dhe menaxhimin, presidenti i bardhebluv­e ka ndërhyrë duke dhënë versionin e tij në lidhje me borxhet e trashëguar­a dhe jo vetëm.

STADIUMI - “Stadiumi ishte një hale që ndodhej në mes të Tiranës dhe të gjithë e harruan këtë. Aty nisi menaxhimi i Tiranës. Ndërtova një stadium me forcat e mia, me iniciativë­n time, pa bërë zë e pa thënë asnjë llaf”.

BORXHET – “Është abuzuar shumë dhe diskutohet pas 3 vitesh për borxhet. Klubi kishte 2,4 miliardë lekë borxhe, i cili ishte krijuar që nga viti 2011. Një shumë tjetër e konsiderue­shme ishte e Metush Seferit, i cili ka filluar gjyqin shumë vite përpara dhe ka përfunduar në 2002-shin apo më vonë, është diçka që njihet. Tirana ka dy borxhe që para vitit 2011: Është ai i Vatës dhe ai i Seferit. Ka edhe një borxh tjetër prej 48 mijë eurosh, i lënë nga ana ime. Borxhi tjetër është krijuar nga viti 2011 deri në vitin 2014”.

LIKUIDIMET – “Flasin dokumentet, pasi që kur doli në privatizim, u tha se është një shumë ‘kaq’ që klubi e ka si borxh. Nga ky moment kemi likuiduar bashkë me bashkinë, e cila ka dhënë 400 milionë lekë (të vjetër) për borxhin, 1.6 miliardë lekë. Jam i gatshëm t’u vë të gjithë dokumentac­ionet në dispozicio­n. Flitet për falimentim, por nuk jemi para një situate të tillë”.

KATEGORIA E PARË – “Na nxorën nga kategoria, ku në 7 muaj nuk morëm asnjë penallti. Më vjen keq që të gjithë e dinë se çfarë na u bë neve si klub për të na nxjerrë nga kategoria. Në atë vit që nuk harrohet kurrë, ne sërish arritëm të hyjmë në kupat e Europës. Dhe kjo quhet jo sukses, si të doni quajeni. Arritëm të arkëtojmë rreth 1 miliard e gjysmë lekë të ardhura. Kishte edhe shpenzime, sigurisht, ku ishin pagesa që duheshin bërë. Flasin dokumentet. Nëse flasim hapur fare, kishte edhe shpenzime. Kemi nëntë persona në administra­të që paguhen”.

SHITJA E AKSIONEVE – “Është e thjeshtë, një shoqëri tregtare dihet si funksionon. Bashkia do t’i nxjerrë aksionet këto ditë në shitje. Aty janë aksionet, por jam i bindur se asnjë nuk do të blejë aksionet. Jam shumë i bindur dhe a e dini pse? Këtu duan njerëzit të dalin mbi të gjithë. Thonë: ‘unë jam lartmadhër­ia’. Nëse ju thoni ‘ik ti, lëri aksionet t’i marrë ndonjë tjetër’, do ta bëja edhe atë gjë. Ia jap aksionet. Por, më nxirrni njeriun që do ta marrë… Nëse ju aty flisni sipas qejfit, sipas interesit, ja ku janë aksionet”.

MERKATO – “Për mua klubi dhe ekipi ynë është më i miri, edhe për stafin. Mirë është të ketë edhe 2-3 lojtarë. Sa më shumë, aq më mirë do të jetë. Por, kontingjen­tin e kemi të mirë dhe besoj se ajo skuadër do të ecë përpara. Edhe blerësin e ri do ta keni shumë shpejt pranë Tiranës”, ka deklaruar ndër të tjera presidenti Refik Halili në lidhjen telefonike me emisionin “Fair Play” në “Ora News”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania