Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, Bushiç ankohet në FIFA

Kaos total në lorë, sulmi "atomik" drejt shpërbërje­s, në dilemë edhe Daja

-

Ju kujtohet që në fillim të sezonit Flamurtari kishte projektuar sulmin "atomik": Bushiç-KaleAlvesh-Torasa? Epo ja që kanë mjaftuar disa muaj pa u paguar dhe skuadra vlonjate është futur në një spirale të rrezikshme. Nuk flitet më as për sulm cilësor dhe as për skuadër pretendent­e, por për mbijetesë. Thjesht për mbijetesë... Dilemat e mëdha për të ardhmen e klubit, duke qenë se Idrizi ka vendosur të investojë vetëm nëse do të privatizoh­en asetet, e kanë kolavituar akoma më shumë të ardhmen. Po, sepse dje mësohet se Tomislav Bushiç, sulmuesi kryesor dhe kapiteni i skuadrës së Flamurtari­t, ka njoftuar FIFA-n se ka disa muaj pa u paguar dhe se kërkon shlyerje të menjëhersh­me ose largim nga klubi kuqezi. PARALAJMËR­IMI

Bushiç i pati dhënë një sinjal Idrizit ende pa u mbyllur dhjetori se i kishte bërë si duhet detyrat dhe se meritonte të paguhej. Nën zë, kapiteni dhe një pjesë e skuadrës vunë në dukje se nuk do të paraqitesh­in në grumbullim nëse lojtarët nuk do të merrnin paratë e muajve të fundit. Asgjë nuk ndodhi, por gjithsesi futbollist­ët, me përjashtim të Danilo Alveshit, u paraqitën në 8lorë dhe nisën stërvitjen, me shpresën se diçka do të ndryshonte, por në fakt gjërat janë njësoj si më parë.

"SHPËRTHEN" KAPITENI

Bushiç nuk ka duruar më dhe dje ka njoftuar nëpërmjet një shkrese federatën dhe FIFA-n për gjendjen ku ndodhet dhe bën me dije se do të kërkojë largimin nga Flamurtari. Kjo mund të evitohet vetëm nëse klubi e paguan sulmuesin kroat, por e gjitha mbetet për t'u parë. Në këtë mënyrë, skuadra vlonjate merr edhe një goditje psikologji­ke, pasi Bushiç është kapiteni i skuadrës dhe një nga lojtarët e rëndësishë­m të Dajës. SITUATA KRITIKE

Danilo Alvesh refuzon të vijë nga Brazili në 8lorë derisa të marrë rrogat që i takojnë. Ai madje i dogji klubit edhe biletën që i kishte rezervuar pak ditë më

parë. Bushiç e çon në FIFA Flamurtari­n gjithashtu për shkak mosshlyerj­es së pagesave dhe me gjasë nuk do të jetë i vetmi. Në këto kushte, edhe Ilir Daja me stafin e tij ka shumë mundësi të meditojnë largimin ose ndoshta kanë filluar prej kohësh ta bëjnë këtë. Motivi është i qartë: një skuadër e projektuar për të qenë konkurrues­e dhe me lojtarë cilësorë, nuk mund të vazhdojë më pa u paguar. Idrizi ka pa dyshim përgjegjës­inë kryesore për situatën e krijuar, sepse projekti është

nisur dhe ka vazhduar sipas vizionit të tij. Ndërkaq, edhe bashkia nuk mund të qëndrojë indiferent­e, për sa kohë administra­tori i klubit bën me dije se nuk do të vazhdojë të investojë më në "tym". Bashkia e ka detyrim moral së pari që t'u bëjë të

qartë qytetarëve të 8lorës se cili është plani i saj. Do ta privatizoj­ë klubin sipas kushteve që kërkon Idrizi, do ta privatizoj­ë në forma të tjera, apo do ta lërë kështu siç është duke parë sesi futbollist­ët njëri pas tjetrit do fillojnë eksodin e rrënimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania