Panorama Sport (Albania)

Stijepoviç, nga Kastrioti në Gjeorgji

- TESTI Stijepoviç Bujar Balliu

Krutanët kanë vijuar normalisht përgatitje­t për pjesën e dytë të sezonit. Që prej ditës së hënë skuadra është e grumbullua­r dhe do të qëndrojë për rreth dy javë në fazë përgatitor­e. Sa i takon merkatos, krutanët vazhdojnë negociatat me disa lojtarë nga Superiorja, por preferojnë të mos bëjnë publikë emrat e lojtarëve me të cilët negociohet, për shkak se ende janë në kontratë me ekipet e tyre. Në këto kushte, dita e djeshme nuk ka pasur asnjë zhvillim sa u takon lëvizjeve.

- Ditën e sotme trajneri i ri, Bledar Devolli, do të shohë gjendjen e skuadrës në një test miqësor që do të zhvillohet me ekipin e Besës së Kavajës, takim që është planifikua­r të nisë në orën 13:30. Gjithashtu, në plan për ditët në vazhdim janë edhe disa miqësore të tjera, aktualisht e konfirmuar është edhe një tjetër përballje që do të zhvillohet në fundjavë ndaj ekipit të Teutës.

- Nikola Stijepoviç­it i shërbeu si një trampolinë e mirë aventura e tij te krutanët. Malazezi, i cili me krutanët luante për herë të parë jashtë Malit të Zi, duket se i ka shërbyer për mirë, pasi tashmë ka firmosur për dy sezone në skuadrën e gjeorgjian­e Torpedo Kutaisi, skuadër që shqiptarët e njohin, pasi vjet "turpëroi" Kukësin në Europa League duke e mposhtur me rezultatin 5-2. Sërish këtë sezon skuadra e re e mbrojtësit Stijepoviç­it do të luajë në Europa League, dhe Stijepoviç do të ketë mundësinë të rikthehet të luajë në këtë kompeticio­n, ku ka luajtur më parë me Sutjeskën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania