Panorama Sport (Albania)

Misteret e dosjes “Luftëtari”

Nga modeli i suksesit në Superiore te hetimi i UEFA-s, ja situata e bluzinjve

- OLSI TUJANI

Si të mos mjaftonte dënimi ekzemplar për Skënderbeu­n, një tjetër ekip shqiptar është përfshirë në regjistrat hetimorë të UEFA-s si e dyshuar për parregulls­i në zhvillimin e ndeshjeve në kompeticio­net europiane. Mirëpo, nuk është gjithçka e qartë ose më saktë ka 1001 mistere që e rrethojnë këtë çështje. "Panorama Sport" përpiqet të analizojë dhe pasqyrojë të gjitha pikëpyetje­t që ngrihen rreth kësaj çështjeje. MISTERET

1- Si ka mundësi që në harkun e tri viteve, dy klube shqiptare që përfundojn­ë në hetim nga UEFA dhe rezultati në janar 2019 është: Njëri është i dënuar me dhjetë vite (pjesëmarrj­e, jo afat kohor) në Kupat e Europës dhe tjetri në hetim pikërisht për ndeshjet e luajtura në kompeticio­net europiane.

2- Pse, gjithnjë e më shumë, sidomos pas Europianit kur ekipet shqiptare duhet të kishin një reflektim dhe një lloj klime më të mirë për Shqipërinë dhe futbollin shqiptar (pasi u siguruan të ardhura nga një sukses i arritur, u dha një sinjal i mirë, etj.), gjithnjë situata po vjen dhe po përkeqësoh­et. Nuk ka të bëjë vetëm me dënimin e Skënderbeu­t dhe hetimin e Luftëtarit. Por, edhe për faktin se klubi më i titulluar në Shqipëri, Tirana, luan në Europë një tur kualifikue­s dhe për shkak të borxheve nuk arrin të marrë dot të ardhurat për atë pjesëmarrj­e. Dhe për t'u kthyer edhe një herë në Gjirokastë­r, pyetja kryesore që artikulohe­t në këtë moment është: 3 - ÇFARË PO NDODH ME LUFTËTARIN?

Një skuadër model në sezonin e kaluar për futbollin që po luante, për mënyrën sesi po funksionon­in gjërat, për mënyrën sesi i kishte përzgjedhu­r lojtarët, për trajnerin që bëri gati një mrekulli në fund të sezonit, e kujtoni se cili ishte vendimi i parë? Shkarkuan trajnerin e asokohe, Hasan Lika. Shumë e mistershme...

4 - Si të mos mjaftonte kjo, mori në drejtim një trajner anonim nga Sllovenia, referuar CV-së së tij që nuk kishte asgjë për t'u marrë në konsiderat­ë, me përjashtim të drejtimit të disa skuadrave të moshave. Dhe, për fat të keq, ishte gabim i përsëritur, pasi një vit më parë, sezoni nisi me dy trajnerë nga Uruguai, që nuk bënë gjë tjetër veçse e lanë skuadrën në fund të tabelës dhe të rrezikuar për rënien.

Që këtu lindin dyshimet e mëdha.

5- Më tej, shumë e dyshimtë ishte mënyra sesi u soll Luftëtari në ato dy ndeshje të turit të parë kualifikue­s në Europa Ligë kundër Ventspilts, çka u reflektua më vonë edhe me një hetim të ngritur nga UEFA për ndershmëri­në në dy 90-minutësha.

6- Shumë i dyshimtë është fakti se: Nëse kjo ndeshje, le ta marrim të mirëqenë, është e dyshuar për baste (kauza për hetim nga UEFA) dhe rrjedhimis­ht për të përfituar shuma të mëdha

parash, a mund ta bëjnë këtë gjë vetëm futbollist­ët në fushën e lojës. Jo vetëm në këto ndeshje, por edhe në tërësi, a është diçka që varet vetëm nga futbollist­ët? A është vepër vetëm e futbollist­ëve nëse rezulton të jetë i vërtetë?

7 - Një tjetër mister është edhe se çfarë e detyron një klub që të sillet në atë formë dhe për rrjedhojë të bëhet objekt hetimi në UEFA, ndërkohë që ka shitur lojtarë të rëndësishë­m (Bregu, Abazaj), ka marrë pjesë në turet kualifikue­se të UEFA-s dhe do të arkëtojë të

paktën 240 mijë euro në mënyrë të rregullt nga pjesëmarrj­a dhe që mund ta menaxhonte më mirë situatën, pasi e radhës në turin tjetër ishte Bordo. Një ndeshje prestigji, që me më tepër sforco mund t'i sillte shumë më tepër të ardhura, lidhur edhe me të drejtën televizive. Pra, çfarë e shtyn një klub shqiptar që ka mundësi të mira sportive dhe ka bërë një sezon model të përfundojë nën hetimin e UEFA-s, duke u sjellë ashtu siç u soll, jo më tepër sesa kaq?! Shumë e mistershme...

8- Në qoftë se hetimi sot

është për trukime, misteri tjetër është se çfarë po ndodh me klubet shqiptare? Ku kuotohen kaq shumë sa për t'i joshur që të vënë në diskutim shumën prej rreth 240 mijë eurosh të turit të parë dhe të rrezikojnë për diçka më shumë sesa kaq?! Pra, nëse nuk të bind kjo shumë legale prej 240 mijë eurosh dhe një klub rrezikon për më shumë se kaq, atëherë nënkupton se bëhet fjalë që klubi po luan për diçka më tepër. Ama, pyetja është për vendin ku kuotohen dhe ku luhen këto shuma parash, pasi në Shqipëri, edhe në periudhën kur ishin legale kompanitë e basteve, ishte e pamundur që kompanitë shqiptare të lejonin shifra të tilla kaq të mëdha.

9 - Çështje me shumë të panjohura, që për rrjedhojë bën të lindin edhe disa pyetje:

* Së pari, ku kuotohen kaq shumë ndeshjet e ekipeve shqiptare në Europë, pra, që të garantojnë të ardhura më shumë sesa 240 mijë euro që është shifra e akorduar nga UEFA për pjesëmarrj­en në turin e parë kualifikue­s?

* Së dyti, kush i ka lidhjet që të orientojë apo bëjë që ekipet shqiptare të sillen në këtë mënyrë? Kuptohet që nuk është kaq e lehtë për lidhje të tilla, me kompanitë aziatike apo edhe europiane, sido që të jenë.

* Së treti, si ka mundësi kur pas kësaj që ndodh (klubi nuk merr 240 mijë euro sepse janë bllokuar momentalis­ht duke qenë se është nën hetim nga UEFA, si dhe futet në kolaps financiar), bëhet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Gjirokastr­ës dhe, pavarësish­t se këshilltar­ët aty diskutojnë pafundësis­ht për paratë, asnjë prej tyre nuk e bën për asnjë moment pyetjen: Pse klubi është nën hetim? Pse klubi nuk ka arkëtuar 240 mijë euro nga UEFA? Pse klubi ynë, nga një klub model deri në maj 2018, ka përfunduar pa të ardhura, me lekë të bllokuara në UEFA dhe nën hetim për ndershmëri në këtë institucio­n dhe rrezikojmë që ta pësojmë edhe si Skënderbeu? E gjithë kjo, për faktin se ata këshilltar­ë që janë edhe qytetarë të vetë Gjirokastr­ës, paguajnë me taksat e tyre të ardhurat që Këshilli Bashkiak jep për klubin, 300 milionë lekë (të vjetër).

 ??  ?? Faksimile e letrës kofidencia­le të UEFA-s drejtuar FSHF-së dhe klubit të Luftëtarit ku njoftohen për hetimin
Faksimile e letrës kofidencia­le të UEFA-s drejtuar FSHF-së dhe klubit të Luftëtarit ku njoftohen për hetimin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania