Panorama Sport (Albania)

Seiti, kundër rrymës: Luftëtari nuk trukoi në Europë

"Drejtuesit kanë gabuar me shitjet në muajin janar"

- TOMOR SHEHU

Luan Seiti, një nga ikonat e Luftëtarit para viteve '90, nuk e pranon hetimin që UEFA kërkon të nisë ndaj skuadrës gjirokastr­ite. "Një ndeshje e tillë mes Luftëtarit dhe Ventspils e luajtur në "Elbasan Arena" më 18 korrik, kurrsesi nuk është e toleruar apo, e thënë ndryshe, është trukuar". Kështu e nis prononcimi­n e tij për "Panorama Sport" Seiti, i cili gjithashtu e cilëson të pakuptimtë hetimin. "Është absurde dhe më duket shumë i pakuptimtë hetimi që FIFA kërkon të hapë ndaj Luftëtarit. Ndeshjet nuk trukohen me telekomand­ë. Goli nuk bëhet me urdhër të presidenti­t apo të lojtarit, sepse nuk mund të lihet goli në minutën e fundit. Atje gaboi qendërmbro­jtësi, sepse ende e kam parasysh atë moment dhe kundërshta­ri e shfrytëzoi. Unë as që e çoj nëpër mend dhe as dua ta besoj një gjë të tillë. Po, Luftëtarin e shohin skuadër të vogël dhe pa emër në Kupat e Europës dhe ndaj merren me skuadrën tonë. Unë pyes: po sikur arbitri ta mbyllte ndeshjen para kohe, atëherë çfarë duhet të themi për golin e barazimit? Në ndeshjen e parë golat e pësuar nga skuadra jonë erdhën me breshëri dhe duhet të besojmë se u trukua ndeshja në Letoni?! Jo! Shkurt, s'kemi pse të bëjmë fajtorë asnjë dhe s'ka arsye që unë ta cilësoj ndeshjen e kthimit të trukuar", tha fillimisht Seiti. Në kohën e tij, kur luante me Luftëtarin, sipas Seitit ka pasur ndeshje që doje të shënoje dhe rastet ishin të panumërta, por goli nuk dilte në dritë lehtë, edhe pse skuadra kundërshta­re hapte portën. "Nuk dua ta them emrin e skuadrës, me të cilën jemi ndeshur para viteve '90, sepse nuk e quaj normale dhe në atë ndeshje ne donim patjetër pikë, por topi s'na bindej. Portieri hidhej në krahun e kundërt dhe topi përfundont­e jashtë. Me këtë dua t'u them lexuesve se kur "nuk do" topi të hyjë në rrjetë, nuk ka gol. Madje e pëson golin, atëherë kur nuk e mendon... Nuk ka tolerim apo trukim të Luftëtarit në ndeshjen me Ventspils. Futbolli ndaj është i bukur, të ëmbëlson dhe të hidhëron", vijoi Seiti.

Shqetësim për legjendën e gjallë të futbollit gjirokastr­it është e ardhmja e skuadrës.

SITUATA

"Unë një vërejtje kam në adresë të drejtuesve dhe këtë e kam pikërisht me shitjen e lojtarëve në merkaton e dimrit. Në dimër asnjëherë skuadra nuk dobësohet, por forcohet me elementë cilësorë. Lojtarët e kanë të vështirë të ambientohe­n, sepse nuk kanë kohën e duhur dhe nevojitet të kalojë një fazë e tërë që ekipi të harmonizoh­et. Shkurtaj dhe Rroca shkuan te Kukësi, por s'ma do mendja se do gjejnë veten shpejt. Ndaj presidenca dhe stafi teknik duhen të jenë të matur dhe të kujdesshëm, por jemi në kushtet e ekonomisë së tregut dhe ndodhin këto gjëra. Afrimi i Filit më duket zgjedhje e duhur, sepse është lojtar i shpejtë dhe di të marrë mirë krahun. Unë falënderoj çunat për sakrificat e bëra dhe jam besimplotë se Luftëtari do t'ia dalë", përfundoi Seiti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania