Panorama Sport (Albania)

Vjen Xhekson, bluzinjtë presin Vucajn

- LOJTARËT T.Shehu

Gjirokastr­itët nën drejtimin e dyshes Mezani-Arbri vijojnë përgatitje­t dimërore. Pas seancës stërvitore të ditës së djeshme, lidhur me gjendjen fizike të lojtarëve dhe programin e së ardhmes për "Panorama Sport", trajneri i Luftëtarit, Gentian Mezani, u shpreh: "Ditët e para të përgatitje­ve i nisëm me dy seanca stërvitore në ditë dhe sot zhvilluam një seancë në "Fushën e Vjetër" me qëllim të vetëm, perfeksion­imin e treguesve negativë në dy fazat e mbetura. Aktualisht, të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe përditë e më shumë tregojnë devotshmër­i dhe përkushtim për të asimiluar deri në detaje programin ditor. Për të parë më afër kondicioni­n aktual të lojtarëve dhe promovimin, pse jo dhe më të rinjve, sot kemi planifikua­r ndeshje miqësore me Butrintin, që do të luhet në Sarandë".

Luftëtarit i është bashkuar dje edhe mbrojtësi i linjës së majtë, braziliani Xhekson. Mosudhëtim­i i Luftëtarit drejt Greqisë për kushtet e motit të ftohtë mjaftoi që braziliani të lërë tokën helene për t'ju bashkëngji­tur Luftëtarit. Sakaq, burime konfidenci­ale në klub bëjnë me dije për "Panorama Sport" se Luftëtari është në pritje të mesfushori­t shkodran, Erjon Vucaj, pasi, nga sa mësohet, lojtari po negocion prishjen e marrëveshj­es me skuadrën kosovare, Drita e Gjilanit. Vucaj veshi fanellën bluzi në dy ballafaqim­et e gjirokastr­itëve në Kupat e Europës ndaj skuadrës Ventspils të Letonisë. Largimi i fantazisti­t Eduart Rroca te Kukësi duket se ka lënë "gropën" bosh në zemër të mesfushës e kësisoj Vucaj do të kompensont­e më së miri numrin 10 të bluzinjve, Rrocën. Shpatullat e brishta të 19-vjeçarit beratas, Erald Hyseni, s'do të mjaftonin për të mbajtur mbi supe rolin e "regjisorit" në gjysmën e sezonit të mbetur, ndaj bashkimi i Vucaj me skuadrën bluzi do të mbushte më së miri vendin vakant të lushnjarit Eduart Rroca.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania