Panorama Sport (Albania)

Zbarkon meksikani Izazola, pritet edhe Arrabal

Mumajesi drejt “divorcit”, e pëlqen Devolli te Kastrioti

- AFRIMET Abdulla Dushku

Kamza ka nisur përgatitje­t që më 4 janar dhe grupi gjatë këtyre ditëve nuk ka qenë i plotë për shkak se lojtarët e huaj kanë qenë me pushime pranë familjeve të tyre. Kështu, vetëm dje janë paraqitur në stërvitje pothuajse të gjithë lojtarët e huaj, përveçse Arrabalit, që edhe ai është nisur dje nga Brazili dhe sot ose nesër në mëngjes pritet që ai të jetë në Tiranë për t'u paraqitur në stërvitje së bashku me pjesën tjetër të ekipit. Kanë ardhur deri tani të gjithë lojtarët,

duke u kompletuar tërësisht grupi. Në stërvitjen e djeshme janë paraqitur edhe prurja më e re e Kamzës, meksikani David Izazola, argjentina­si Martinena, e me radhë, Orelesi, Roloviç e Fukui si dhe bullgari Kiriev.

MINIFAZA

Moti i keq dhe plotësimi i grupit kanë qenë disa nga shkaqet e shtyrjes së minifazës italiane, ku ekipi nesër ose pasnesër do të niset drejt Italisë. Gjithashtu, shkak për këtë vonesë kanë qenë edhe përgjigjet e e-maileve për ndeshjet miqësore që do të luhen në Itali. Deri tani është konfirmuar vetëm një miqësore, ajo me Leçen ditën e mërkurë më 16 janar 2019. Tashmë priten edhe dy përgjigjet, nga Foxha dhe Udineze, skuadra me të cilat do të dëshironte të përballej Kamza. Ndeshjet parashikoh­en të zhvillohen këtë të shtunë dhe të hënën e ardhshme. Kjo minifazë parashikoh­et që të nisë këtë të enjte ose të premten.

LARGIMET

Pas transferim­it të Erlis Frashërit te Teuta, nga Kamza pritet edhe një tjetër "divorc". Bëhet fjalë për mesfushori­n me tipare sulmuese, Anxhelo Mumajesi, i cili me shumë mundësi do të huazohet te Kastrioti. Megjithëse nuk ka marrë ende fund si transferim, gjasat janë që në ditët e ardhshme të ketë diçka konkrete. Te Kastrioti Mumajesi do të gjente Bledar Devollin, i cili e nisi sezonin te Kamza.

Deri tani Kamza ka afruar vetëm dy lojtarë, ndërkohë që grepat janë hedhur edhe për tre të tjerë. Meksikani Izazola dhe kosovari Shala janë dy lojtarët kanë nisur stërvitjet me Kamzën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania