Panorama Sport (Albania)

Lika: Merkato me të huaj, pres edhe rumunin

"Ignat është pjesë e planeve të mia, por ka kërkuar largimin"

- ADMIR URUÇI

Hasan Lika pret rikthimin e Dan Igant. Rumuni s’ka ardhur ende në Shqipëri dhe duket se nuk ka më në plan që ta bëjë. Është vetë trajneri që konfirmon se mbrojtësi ka kërkuar zyrtarisht "divorcin" nga klubi, e megjithatë ai shpreson që lojtari të ndryshojë mendje dhe të vijë në stërvitje, pasi e konsideron si një lojtar të domosdoshë­m të Vllaznisë. Gjatë intervistë­s së dhënë për "Panorama Sport", numri një i pankinës kuqeblu mbyll njëherë e mirë çështjen "Malota", ndërsa paralajmër­on se shumë shpejt skuadra do të përforcohe­t me lojtarë të huaj. Edhe pse ngurron që të përmendë emra, deklaron se shumë shpejt do të ketë zhvillime. I ftohti ka pushtuar vendin, megjithatë trajneri mendon se në Shkodër i kanë kushtet e duhura për të marrë ngarkesat maksimale në këtë minifazë përgatitor­e.

Profesor, si është situata në këto ditë të para të vitit në ekip?

Mund të them se situata është shumë e mirë. Lojtarët, edhe në ato pak ditë pushim që kishin, nuk kanë abuzuar, por kanë ruajtur gjendjen e tyre. Megjithatë, kjo periudhë është për të shtuar ngarkesat dhe kjo dihet. Kemi punë shumë për të bërë në këto momente.

Jemi edhe në periudhë merkatoje, a prisni zhvillime në hyrje?

Jemi në pritje të përforcime­ve. Ata do të jenë lojtarë të huaj, pra, që do të vijnë nga jashtë Shqipërisë. Nuk mund të them emra konkretë pa u mbyllur marrëveshj­a dhe i parë në fushë fillimisht. Por, di të them se po punohet në këtë drejtim.

Ditët e fundit përflitet edhe një largim i rumunit Dan Ignat. Çfarë po ndodh me të?

Lojtari, në dijeninë time, ka kërkuar që të largohet nga ekipi. Arsyet i di vetëm ai. Për ne është një lojtar i domosdoshë­m. Ignat ka një kontratë me klubin, por nuk di të them nëse ka klauzola. Ne jemi në pritje të vendimit që do të marrë lojtari. Më shumë se kaq, nuk mund të them për këtë çështje.

Po Malota do të mbetet zyrtarisht te Vllaznia?

E kam thënë edhe më përpara, Malota është futbollist i Vllaznisë dhe një gjë të tillë nuk e kam vënë në dyshim asnjëherë. Ai po stërvitet me grupin.

Me këtë të ftohtë që ka pushtuar vendin tonë, jeni të vendosur që minifazën ta kryeni në Shkodër?

Do ta zhvillojmë në Shkodër. Normalisht që edhe kushtet janë të mira. E rëndësishm­e është që ne të bëjmë më të mirën në këtë fazë. Kjo ka rëndësi për ekipin.

Po me miqësoret a keni një plan?

Që këtë javë, madje që pasnesër (nesër), do të kemi në Laç një përballje me ketë skuadër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania