Panorama Sport (Albania)

Mungon firma me trajnerin e ri, Miliç nuk po stërvit as ekipin

- TRAJNERËT E HUAJ - Bujar Rama

Mbetet ende pezull çështja e trajnerit të Apolonisë, pasi akoma nuk ka një vendim definitiv dhe një marrëveshj­e të nënshkruar mes palëve. Ndonëse u pretendua se në parim ishte arritur një akord paraprak mes klubit dhe trajnerit 33-vjeçar Rade Miliç, momentalis­ht ka një situatë krejt të paqartë. Serbo-boshnjaku Miliç ka mbërritur në Fier qysh pasditen e së shtunës; të dielën ka ndjekur Apoloninë në fushë në miqësoren me Bylisin, ku ka dhënë dhe intervistë­n e parë në Shqipëri ekskluzive për "Panorama Sport" pas ndeshjes. Ai u deklaruar optimist për sfidën e re, ndërsa të hënën dhe të martën ka vëzhguar stërvitjen e skuadrës, duke mbajtur shënime në bllok, por akoma nuk ka zbritur në fushë për të stërvitur skuadrën e për të dëshmuar aftësitë e tij trajnuese. Miliç ka një përvojë të konsiderue­shme si trajner i ekipeve të moshave në Serbi, teksa ka qenë për disa kohë dhe asistent i të mirënjohur­it Bora Milutinovi­ç, por nuk ka përvojën e duhur në drejtimin e ekipeve të para si kryetrajne­r. Gjatë këtij sezoni, Apolonia ka pasur në pankinë trajnerin Marjol Miho deri në javën e 13-të. Pas dorëheqjes së tij, në ndeshjen e fundit të vitit të kaluar ndaj Lushnjës, skuadrën fierake e drejtoi Mariglen Kule, që tashmë i është besuar të jetë trajner i Kombëtares U-19 të femrave të Shqipërisë. Rade Miliç pretendohe­t se është një "nuhatës" i mirë i të rinjve të talentuar dhe mund të sillte në Fier futbollist­ë të perspektiv­ës nga vendi fqinj, çka i shkon për shtat filozofisë së klubit fierak, që i mëshon promocioni­t dhe evidentimi­t të lojtarëve të rinj. Por, deri tani ai ende mbetet në stadin "kandidat-trajner", përderisa nuk është firmosur marrëveshj­a. Problemi është i thjeshtë: Apolonisë i janë larguar jo pak futbollist­ë gjatë këtij dimri, nuk ka bërë asnjë përforcim dhe akoma ka në "ajër" çështjen e trajnerit (nuk dihet: kërkesa të larta ekonomike nga ana e Miliç apo skepticizë­m i klubit për moshën dhe përvojën e trajnerit - "sekret" kjo pjesë). Në këtë gjendje, kjo skuadër vazhdon të mendojë akoma për pesëshen e parë, kur vetëm 4 javë disponibël ka dhe ndodhet plot 4 pikë larg vendit të pestë. Nga të dhënat tona të sigurta, këtë të mërkurë pritet të vendosen pikat mbi "i" mes klubit fierak dhe trajnerit Miliç.

Rade Miliç do të bëhej trajneri i tretë i huaj në "almanakun" e futbollit fierak, nëse palët bien dakord. I pari joshqiptar që ka drejtuar Apoloninë ka qenë rumuni Silviu Dumitresku, në sezonin 2006-2007, i cili u shkarkua për rezultate të dobëta pas vetëm 5 javësh (1 barazim dhe 4 humbje), trajner që me Besën një sezon më pas u largua në mënyrë misterioze, duke e lënë skuadrën në kreun e Superiores. Esad Karishik (2008-2009), një trajner aq karizmatik, e drejtoi Apoloninë një vit kalendarik, të ndarë në dy sezone. Edicionin e dytë e ngjiti deri në vend të tretë në Superiore në fund të fazës së parë, por dha dorëheqjen pas merkatos dimërore të atij viti, ku skuadra u dobësua ndjeshëm. Karishik thuajse me moshat pati përvojë dhe pak kohë si trajner i parë e drejtor teknik kryesisht te "Novi Pazar", krijoi ekipin më simpatik në Fier pas "plejadës së Majacit" dhe fitueses së Kupës më 1998, teksa solli në "Loni Papuçiu" emra si: Bërkiç, Sead e Semir Haxhibuliç, Sreçkoviç, Feruzoviç e Ragipoviç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania