Panorama Sport (Albania)

Bashkia, 260 mln lekë për Pogradecin

-

Miratohen 260 milionë lekë të vjetër për Pogradecin. Në mbledhjen e 4 janarit, Këshilli Bashkiak ka miratuar këtë fond, duke u dhënë qetësi liqenorëve. Kjo shifër konsideroh­et e mjaftueshm­e për t’i plotësuar dëshirat në merkato trajnerit, por edhe për të tentuar majat e renditjes. Kryebashki­aku Eduard Kapri, i cili është njëkohësis­ht edhe president i ekipit, po mundohet që të shtojë fondet duke afruar edhe donatore. Është drejtori ekzekutiv i klubit, Arjan Tërolli, i cili për gazetën konfirmon se skuadra është e sigurt financiari­sht për 2019-ën. “Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të datës 4 janar është votuar edhe buxheti për ekipin e futbollit, një fond që vjen në rritje nga viti në vit dhe njëkohësis­ht përmbush të gjitha kërkesat dhe pritshmëri­të që ne kishim. Dhe kjo është pozitive. Me këtë buxhet ne jemi më se të garantuar që ekipi nuk do të ketë aspak probleme financiare. Një fond që mbyll këtë sezon dhe njëkohësit është i garantuar edhe për fillimin e sezonit të ri futbollist­ik. Kjo na ngarkon edhe me shumë përgjegjës­i, që duhet të përkthehet me rezultate në këtë zezon të ngelur deri në fund, ku duhet fillimisht të jemi në pesëshe pas fazës së dytë dhe në fazën e tretë të luftojmë fort edhe për një objektiv madhor. Ne po punojmë që të kemi edhe mbështetje nga donatorë për të parë mundësinë e afrimit të ndonjë futbollist­i nga merkatoja e dimrit, gjithsesi ne jemi plotësisht të qetë nga garancia financiare”, u shpreh Tërolli. Te pogradecar­ët tashmë ka mbetur vetëm të realizojnë objektivin në fushën e lojës dhe të gjithë janë të bindur se deri në fund të sezonit do të kapin kreun.

Romeo Xinxifi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania