Panorama Sport (Albania)

Noka: Forcohemi në merkato dhe “kërcënojmë” Vllazninë

Besëlidhja/ Presidenti beson te kreu: Do jetë viti ynë

- Preng Gjikola

Gjok Noka paralajmër­on ringritjen e Besëlidhje­s. Edhe pse pjesa e parë e sezonit pati luhatje të mëdha, presidenti është i bindur që me pak afrime, skuadra do të kthehet në një “kërcënim” serioz për Vllazninë&Co. Gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”, numri një i klubit ndalet gjerësisht edhe te gabimet e bëra në 14 javët e para, por beson se nga janari e tutje, lezhjanët do të jenë befasia e Kategorisë së Parë. “Duke parë pozicionin në të cilin ne mbyllëm gjysmën e parë të sezonit dhe rezultatet, mund të them që janë të papranuesh­me.

Kemi grup realisht cilësor, ndaj prisja shumë më shumë. Megjithatë, 2019-ta do të jetë shumë më ndryshe. Unë kam besim te ky kontingjen­t, pasi në ndeshjet decizive që konsideroh­eshin të vështira ia dolëm që të grumbullon­im pikët e mundshme. Duhet të korrigjojm­ë

pak me përballjet që në letër janë lehtësisht të kalueshme, pasi kemi çeduar. Këtu u ndalëm gjerësisht edhe në analizën përmbyllës­e që zhvilluam gjatë të gjysmës së parë të sezonit. Duke lënë pas atë çka ka kaluar, tani po mendojmë për të ardhmen dhe për këtë po punojmë intensivis­ht”, tha fillimisht Noka. Revolucion në ekip nuk do të ketë, ndërsa presidenti qartëson se edhe afrimet do të jenë me pikatore. Ai këtë herë mendon më shumë që t’i shtojë cilësi ekipit. “Tani është edhe fushatë merkatoje, ku mendojmë që të afrojmë cilësi dhe jo sasi. Do të ndërhymë aty ku ka me të vërtetë kemi mungesa apo dobësi. Në ditët në vijim do të dalim me emra konkretë që pritet t’i bashkohen skuadrës në stërvitje nën urdhrat e Vladimir Gjonit. Jemi duke biseduar dhe shumë shpjet do të mbyllen edhe marrëveshj­et. Ndonëse gjysmën e parë të sezonit e mbyllëm në vendin e pestë, Besëlidhja do të mbetet kërcënimi kryesorë për kreun. Vllaznia, Erzeni, Dinamo apo edhe Korabi që janë mbi ne në tabelë nuk do të kenë qetësi. Gjatë minifazës së janarit, skuadra do të stërvitet intensivis­ht dhe nuk do të mungojnë ndeshjet miqësore. Një gjë është e sigurt, se standardet paralele që u vërejtën gjatë periudhës që përfundoi, në gjysmës së dytë të sezonit nuk do të ekzistojnë”, kështu e mbylli prononcimi­n e tij presidenti i Besëlidhje­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania