Panorama Sport (Albania)

Kotorri: Kotorri: Mungon Mungon eksperienc­a eksperienc­a

“Keminevojë­për3-4afrime,shpresojqë­edhejabanx­hinjtëtëkt­hehennëstë­rvitje”

- VLADIMIR MEMA

Elvis Kotorri erdhi në krye të pankinës së Elbasanit si një trajner provizor pas dorëheqjes së Eriol Merxhës. E megjithatë, ai vazhdon të jetë në krye të ekipit, ndonëse meditoi largimin pas humbjes 1-4 ndaj Bylisit. Gjithsesi, ish-portieri tashmë e ka ndarë mendjen për të mos e braktisur ekipin, të paktën derisa drejtuesit të gjejnë një tjetër trajner. Në një prononcim për “Panorama Sport”, tekniku elbasanas shprehet se pas bisedës me drejtuesit ka vendosur të qëndrojë. “Pas asaj humbjeje ndaj Bylisit, e mendova seriozisht edhe largimin, duke qenë se në krye të kësaj pankine u ula provizoris­ht, për shkak të situatës emergjente që ndodhej skuadra. Mirëpo, pas bisedës me drejtuesit vendosa të qëndroj. Të paktën deri kur të gjendet një trajner tjetër do të vijoj të vazhdoj punën. Po mundohem të jap kontributi­n tim në këtë aspekt me aq sa mundem”, u shpreh fillimisht Kotorri.

SKUADRA - Më tej, në lidhje me skuadrën aktuale në këtë periudhë merkatoje, Kotorri shprehet se pret 3-4 përforcime në të gjitha repartet, për të mos vënë në diskutim mbijetesën. Në lidhje

me jabanxhinj­të që nuk kanë dalë në stërvitje, tekniku pohoi se i pret në skuadër. “Normalisht, si në çdo periudhë merkatoje, edhe ne kemi synimet tona. Shpresoj që të afrohen të paktën 3-4 lojtarë nga reparte të ndryshme. E mira do të ishte të afronim ndonjë futbollist me eksperienc­ë, sepse në këtë kategori është shumë e nevojshme. Jabanxhinj­të? Nuk kanë dalë në stërvitje, por kjo është një çështje që e zgjidhin drejtuesit, sepse

unë i pres në stërvitje me pjesën tjetër të grupit, pasi i konsideroj lojtarë të Elbasanit. Besoj se pas takimit që mund të bëjnë me drejtuesit, do të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe do t’i bashkohen ekipit. Shpresojmë që gjatë këtyre ditëve të marrë fund edhe çështja e aksioneve dhe të vazhdojë puna normalisht në klub”, u shpreh në prononcimi­n e tij për gazetën trajneri i skuadrës së Elbasanit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania