Panorama Sport (Albania)

Atletiko Madrid në avantazh ndaj Çelsit, ja pistat për Hysajn

"Divorc" në ajër me napolitanë­t, mbrojtësi drejt Spanjës

-

Hysaj dhe Napoli janë drejt "divorcit". Çdo ditë e më shumë, ky është një lajm që merr konfirmime nga burime të ndryshme informacio­ni. Së fundmi, si të mos mjaftojnë deklaratat dhe shpërthime­t e agjentit të lojtarit, kanë dalë të dhëna në lidhje me pistat e mundshme që mundësojnë transferim­in e mbrojtësit të Kombëtares drejt Spanjës dhe që Atletiko Madrid mund të kalojë Çelsin dhe interesimi­n e Sarrit.

VARIANTET - Së pari, Çelsi dhe Mauricio Sarri kanë nisur prej kohësh që të interesohe­n për Hysajn. Mirëpo, problem për këtë lëvizje bëhet marrëveshj­a mes presidenti­t De Laurentis dhe ishtrajner­it në momentin e largimit, që ky i fundit nuk do të kërkojë shërbimet e futbollist­ëve napolitanë drejt Londrës, pasi në të kundërt duhet të shlyejë një gjobë të majme. Kjo ka bërë që Atletiko Madrid të futet seriozisht në garë. Pista e parë që e shtyn këtë tratativë është lidhja e ngushtë miqësore mes dy drejtorëve sportivë. Nga sa raporton "Calcionapo­li24", Guintoli i Napolit dhe italiani që mban postin e drejtorit të Atletiko Madrid, Andrea Berta janë miq dhe kjo mund të bëjë që spanjollët të vihen në lëvizje në momentin e duhur, për të kaluar në avantazh.

INTER - Skuadra zikaltër është një nga variantet që mund ta suportojë largimin e Hysajt drejt Spanjës. Sime Vrsaljko, mbrojtësi anësor që duhet të blihet zyrtarisht nga Interi në fund të sezonit, lë një vend bosh tek anësorët në dispozicio­n të Diego Simeones. Për këtë, kur gjasat duken se zikaltrit do ta ushtrojnë të drejtën e blerjes, atëherë Atletiko Madrid mund të futet në tratativa për Hysajn.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania