Panorama Sport (Albania)

Manaj: Më lëvizin dhëmbët nga goditja, por do t'ia dal

E presin si hero në stërvitje, sulmuesi: Dua maskë

-

Po kalonte momentin më të mirë, por në ndeshjen përballë ishskuadrë­s së tij në Ligën e Dytë spanjolle la fushën e lojës pa ndjenja pas një goditjeje të rëndë që mori në fytyrë. Megjithatë, si një luftëtar i vërtetë, djaloshi kuqezi nuk dorëzohet dhe premton rikthim të shpejtë. Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, u shfaq ditën e djeshme në qendrën stërvitore të klubit të Albasetës, teksa nuk nguroi të jepte dhe një konferencë për shtyp në lidhje me gjendjen e tij. Me ardhjen e Manajt në stërvitje, të gjithë futbollist­ët kanë ndërprerë përgatitje­t dhe i kanë bërë një pritje prej heroi sulmuesit lushnjar që pësoi një dëmtim horror në ndeshjen ndaj Granadës. Shokët e skuadrës e përqafuan 21- vjeçarin duke i dhënë kurajë për t'u rikthyer më i fortë se kurrë në fushën e blertë. "Jam shumë më mirë pas katër ditësh. Këtë mëngjes kam marrë një dush dhe pastrova gjakun tim. Kam vetëm një thyerje të hundës dhe dhëmbët më lëvizin. Jam edhe pak i tronditur, por mendoj se kjo mund të jetë për shkak të traumës. Jam me fat! U zgjova në spital duke qarë dhe nuk e dija se çfarë kishte ndodhur. Gjëja e parë që bëra ishte të shikoja videon e dëmtimit, teksa 5 orë më vonë e kuptova se çfarë kishte ndodhur. Shokë nga skuadra e Granadës më vizituan në spital. Askush nuk duhet të fajësohet për dëmtimin, pasi ky është futboll dhe janë gjëra që ndodhin. Mjekët në Granada më thanë se 3 javë duhet të qëndroj në shtëpi. Në këto 3 ditë kam marrë shumë dashuri nga njerëzit. Ndihem mirë, dua të luaj me maskë tani", deklaroi Rei Manaj, pas vizitës që i bëri skuadrës në stërvitje.

 ??  ?? Rei Manaj duke takuar shokët e skuadrës në stërvitje
Rei Manaj duke takuar shokët e skuadrës në stërvitje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania