Panorama Sport (Albania)

Durmishaj, gol në acar... Lilës

I realizon PAS Janinës me penallti, ndeshja nis me vonesë prej dëborës dhe ngricave

- OLSI TUJANI

Moti i acartë nuk ka përfshirë vetëm territorin e Republikës së Shqipërisë, por të gjithë Europën. Për pasojë, edhe Greqia është përfshirë së fundmi nga moti me temperatur­a të ulëta dhe reshje dëbore. Pikërisht, ngricat dhe dëbora kanë bërë që takimi i djeshëm në Kupën e Greqisë mes PAS Janinës dhe Panioniosi­t të nisë me 15 minuta vonesë. Mirëpo, as moti dhe acari apo as Andi Lila me shokë nuk e kanë ndalur dot formën që po kalon sulmuesi kuqezi. KUPA

Për Durmishajn, PAS Janina është bërë "preja" e preferuar. Dje, sulmuesi kuqezi ka shënuar në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Greqisë që përfundoi në barazim 1-1. Sulmuesi kuqezi është abonuar me golin në futbollin grek. Në minutën e 24-t, 22-vjeçari u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke vendosur baraspeshë­n, teksa vendësit kishin shënuar të parët në minutën e 13-të me anë të Krizman. Në këtë

përballje, titullar luajti edhe Andi Lila me PAS Janinën, duke bërë që në fushën e lojës të ketë një derbi kuqezi. Ky ishte goli i dytë radhazi për Durmishajn në portën e PAS Janinës, pasi shqiptari gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e kampionati­t që u fitua nga skuadra e Andi Lilës me rezultatin 3-1. FORMA

Bomberi kuqezi është duke udhëhequr skuadrën e tij në të dy kompeticio­net, kampionati­n grek, por edhe në Kupën e Greqisë. Në 4 ndeshjet e fundit, sulmuesi i Kombëtares Shpresa që në grumbullim­in e fundit mori ftesë nga trajneri Panuçi në Kombëtaren A, ka arritur të realizojë 3 gola duke u shndërruar në një bomber te skuadra e Panioniosi­t. Për të, në Greqi raportohet se ka një akord që të transferoh­et tek Olimpiakos­i në fund të sezonit, por nuk kanë munguar edhe interesime­t jashtë Greqisë për shërbimet e tij.

 ??  ?? Goli i shënuar me penallti nga Durmishaj
Goli i shënuar me penallti nga Durmishaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania