Panorama Sport (Albania)

Premtimi i Paketës: Te Milani për historinë

E vërteta e braziliani­t: Ja përse zgjodha “Djallin” dhe 39-n

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Gjashtë javë më parë erdhi zyrtarizim­i i akordit me Flamengon mbi bazën e 35 milionë eurove për kartonin e Lukas Paketës, por vetëm dje braziliani është prezantuar zyrtarisht për mediat dhe tifozët e tij të rinj. Ai mund të luajë në disa pozicione të mesit të fushës, por edhe në krahët e sulmit duke qenë kështu një alternativ­ë më shumë për zgjidhjet taktike të lojës së “Djallit”. Që nga krahasimi me një tjetër bashkëkomb­ës si Kaka e deri të trofetë me fanellën e re (do të mbajë numrin 39), 21-vjeçari analizoi në konferencë për shtyp të gjitha synimet e zbarkimit të tij te Milani në Serinë A.

Kaka është brazilian si ju, erdhi pa e njohur askush, por të gjithë e dimë se çfarë bëri te Milani. A mund të bëni ndonjë premtim për tifozët tuaj të rinj?

Kaka është një nga idhujt e mi dhe i kam ndjekur gjithnjë ndeshjet e tij. Ka qenë një ndër më të mirët në botë, ndërsa unë jam vetëm në hapat e para të karrierës. Shpresoj vetëm që të mund të ndjek gjurmët e tij dhe të fitoj shumë siç ka bërë Riki. Në bisedën me të, fliste për Milanin si një familje dhe më siguroi se të gjithë do të më prisnin me shumë ngrohtësi sapo të mbërrija në Milano.

Si ndiheni përpara kësaj aventure te Milani?

Sigurisht, shumë i lumtur dhe i gatshëm për këtë sfidë. Dua t’i falënderoj drejtuesit për besimin ndaj meje dhe shpresoj t’i respektoj pritshmëri­të.

Kishit shumë oferta, si u bindët për të zgjedhur Milanin?

Mjaftoi emri Milan. Një skuadër e madhe me histori po aq madhështor­e. Është shumë bukur kur një klub i tillë interesohe­t për ty. Projekti që m’u prezantua ishte fantastik dhe pasi fola me familjen vendosëm që Milani ishte vendi i duhur për mua.

Cili është pozicioni juaj i preferuar dhe çfarë prisni nga Gatuzo?

Më pëlqen të luaj në mesfushë, por kam mbuluar edhe role sulmuese. Kam dëshirë që të jem sa më i rëndësishë­m për skuadrën, ndaj do të luaj ku të dojë trajneri. Pa dyshim, Gatuzo ka qenë një lojtar i madh dhe sa herë luaja në “Play Sta-

tion” e aktivizoja në skuadrën time, që sot është trajneri im dhe është një emocion unik. Më ka pritur shumë mirë dhe më ka dhënë shumë qetësi, në mënyrë që unë të jem në kushte sa më të mira për të dhënë maksimumin.

Më shumë sesa golashënue­s, jeni një lojtar që u shërben shokëve për të shënuar. Në këtë aspekt Higuain mezi ju pret.

Ky është një moment shumë i rëndësishë­m për mua dhe të gjithë shokët më kanë pritur më së miri, përfshirë

këtu edhe Higuainin. Ai dhe të tjerët po më ndihmojnë dhe ndiej shumë përgjegjës­i mbi vete. Jo vetëm Gonzalon, por shpresoj të ndihmoj edhe të tjerët të shënojnë sa më shumë.

Mendoni se do të përshtaten­i shpejt me Serinë A?

Kampionati­n italian e kam ndjekur. Mendoj se është shumë taktik dhe fizik. Në Brazil ishte ndryshe, por do të jap më të mirën për t’u përshtatur sa më shpejt, por edhe për t’u përmirësua­r, që në fushë të futem me shumë dëshirë në kërkim të fitoreve

me fanellën kuqezi.

Meqë përmendët fanellën, përse zgjodhët numrin 39?

Sepse të njëjtin kam pasur edhe në Brazil, te Flamengo. Më pëlqen dhe shpresoj që të më sjellë fat në këtë aventurë të re.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania