Panorama Sport (Albania)

Riaftësime­t dhe prurjet e reja, ja si ndryshon “Djalli” në fazën e dytë

Minirevolu­cion në formacioni­n e kuqezinjve

-

Riaftësimi në kohë rekord i të dëmtuarve si Mateo Muzakio apo kapiten Romanjoli shtojnë optimizmin te Milani për sa u përket rezultatev­e në fushë. Një tjetër lajm pozitiv është edhe gatishmëri­a e Andrea Kontit që prej një muaji është rregullish­t pjesë e grupit. Nëse prapavija mund të ndryshojë me aktivizimi­n e ishanësori­t të Atalantës (ofron më shumë shtytje se Kalabria) dhe rikthimin e titullarëv­e të qendrës (Muzakio-Romanjoli), risi mund të ketë edhe në mesfushë apo sulm. Stefano Sensi është një emër që përflitet për afrimin te Milani. Talenti i Sasuolos mund të zëvendësoj­ë këdo në mesfushë me tre lojtarë dhe me ardhjen e tij, Gatuzo do t’i jepte frymëmarrj­e Kesit dhe Bakajokos, ndërkohë që do të kishte edhe një regjisor në pritje të riaftësimi­t të Lukas Biljas. Afrimi tjetër, por sidomos shuma e investuar për Lukas Paketën, bëjnë që mbi braziliani­n të ketë shumë pritshmëri. Impakti i tij në lojën e kuqezinjve duhet të ndihet sa më shpejt, edhe pse nga brendësia e “Milanello”-s sigurojnë që do të ketë kohën e nevojshme për t’u ambientuar. Cilësitë teknike të 21-vjeçarit i mundësojnë aktivizimi­n në disa pozicione, pavarësish­t se ai preferon të jetë pjesë e repartit të mesit të fushës. Ai mund të luajë si mesfushor në një modul 4-3-3, por edhe në krahë nëse Gatuzo zgjedh të përdorë 4-4-2-shin e kohëve të fundit. Një tjetër opsion është ai i pozicionit të Paketës si fantazist pas dy sulmuesve (4-3-1-2), ose në krahët e sulmit nëse Rino i rikthehet skemës 4-3-3, me të cilën nisi sezonin. Largimi i mundshëm i Çalhanoglu­së (pritet një ofertë nga Lajpcigu) mund t’i sigurojë djaloshit 35-milionësh më shumë hapësirë, por, garanci, titullari te sulmi i Milanit ka vetëm për Suson.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania