Panorama Sport (Albania)

Juvja “gënjen” Milanin, Kanselo gati për Superkupën

Me "Djallin" Alegrit do i nevojiten krosimet e tij

- Përgatiti: LEDIO NASE

Një plan i ndërtuar me durim që du het të japë frytet javën e ardhshme: Juventusi, në fakt, po kërkon të fitojë një betejë me kohën. Duke "limuar" ditë, orë, minuta për riaftësimi­n e Zhoao Kanselos. Data e shënuar me të kuqe në kalendar është 16 janari, e mërkura e ardhshme: për Superkupën italiane që do luhet në Arabinë Saudite portugezi dëshiron (dhe mund) të jetë gati.

PLANI - Për momentin ekzistojnë 50 për qind shanse që Kanselo të djegë etapat e rikuperimi­t dhe të vendoset në të njëjtën korsi me milanistin Rikardo Rodriguez. Siç ndodhi edhe në sfidën e "San Siro"-s, dy muaj më parë, ku Zhoao ishte "shigjeta" e zakonshme: zvicerani i Gatuzos kuptoi se çfarë do të thotë ta kesh përballë në një nga mbrëmjet e tij. I transferua­r prej pak kohësh në Torino, portugezi ndihmoi bashkëkomb­ësin e tij Kristiano që të shënonte golin e fitores 2-0 kundër Milanit. Por, në atë periudhë po kalonte momentet më të mira. Sepse tani Kanselo vjen, në fakt, nga një dëmtim i rënë në menisk që e ka detyruar të operohet dhe të ndalë ritmin në momentin më të bukur: në fillim të nëntorit po stërvitej për të luajtur derbin e tij të parë torinez. Gjatë nxehmjes përpara sfidës ndjeu dhimbjen që e detyroi të ngrejë "flamurin e bardhë". Zakonisht për dëmtime si ky nevojiten rreth dyzetë ditë për t'u rikthyer, por të mërkurën do kenë kaluar 33. Rishfaqja një javë më herët do i zmadhonte buzëqeshje­n Masimilian­o Alegrit.

E ARDHMJA - Trajneri e ka zëvendësue­sin: Matia De Shiljo, një punëtor i palodhur. Por, italiani është më pak kreativ se shoku i repartit. Në të vërtetë, rrallëherë është parë në Serinë A një mbrojtës si Kanselo i aftë të krijojë thuajse dy raste-gol për ndeshje. Sakaq, dje ndodhej në stërvitje së bashku me pjesën tjetër të skuadrës në "Continassa".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania