Panorama Sport (Albania)

Efenberg: Bajerni po fshihet, gjoba e Riberisë qesharake

"Gjoba duhej të ishte me 6 shifra, por s’kanë guxim"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Në çështjen e Frenk Riberisë, ishkapiten­i i Bajernit të Mynihut, Stefan Efenberg, akuzon klubin për mungesë transparen­ce. Riberi iu përgjigj me fyerje të papranuesh­me fjalëve të rënda që iu drejtuan nga ndjekësit në "Instagram", postimit të tij teksa hante një biftek të veshur me ar në një nga restorante­t "Salt Bae" të shefit të njohur të kuzhinës turke, Nusret Gëkçe. Bajerni e gjobiti për fjalorin e tij, por ish-mesfushori i kampionëve të Gjermanisë priste që klubi ta bënte publike shifrën e gjobës dhe shpresonte që ajo të ishte një shumë me gjashtë shifra. Në komentin e tij për portalin "tonline.de", Efenberg shkruan: "Masa e gjobës duhet të ketë qenë me të vërtetë e ulët. Problemi është se askush nuk tregoi se sa është vlera e vërtetë e gjobës dhe se ku do shkojnë ato para. Do të shkojnë në arkat e Bajernit, apo do të jepen për bamirësi? Transparen­ca do ishte gjëja më e rëndësishm­e këtu". Mbron francezin

"Tigri" e argumenton faktin se këmbëngul që gjoba ka qenë e ulët për 35-vjeçarin, për shkak të formës që francezi ka treguar këtë sezon: "Nëse Riberi do të kishte luajtur një fazë të parë të dobët, do të kishte dështuar shpesh apo do të kishte qenë i pakënaqur, atëherë edhe vendimi mund të kishte qenë i ndryshëm. Por në këtë mënyrë, ekzistonte rreziku që futbollist­i të mos luante mirë në fazën e dytë". Gjithsesi, si një futbollist rebel, Efenberg e merr në mbrojtje lojtarin gjaknxehtë nga ata që kërkojnë kokën e tij: "Kush kërkon tani pezullimin apo përjashtim­in e tij, nuk ka luajtur kurrë futboll profesioni­st". Ditën e djeshme Nusret Gëkçe ka provokuar me një postim në "Instagram", duke shfaqur një biftek të veshur me ar, si ai që i shërbeu Riberisë pak ditë më parë. Nuk mungoi as reagimi ironik i futbollist­it në komente, me disa emoji që qeshnin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania