Panorama Sport (Albania)

Interi do Krosin dhe Modriçin, Mou gati ta “plaçkitë”

Mou armik nëse merr Realin, tenton Ikardi-Shkrinjar

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Fija e hollë që mban të lidhur Luka Modriçin me një transferim të mundshëm tek Interi që nga muajt e verës nuk është këputur ende... Përkundraz­i, është bërë më e fortë. Rezultatet e dobëta në Madrid, refuzimi i rinovimit të kontratës, deklarata e fortë kundër shokëve të skuadrës janë të dhëna që bëjnë me krahë tifozët dhe drejtuesit e Interit. Ata nuk e kanë braktisur kurrë këtë pistë dhe kërkojnë që të intensifik­ojnë bisedimet për ta transferua­r fituesin e "Topit të Artë" në Milano. "Interi në kërkim të arit", kështu e titullonte lajmin "Gazzeta dello Sport" që shpjegonte se këtë herë me prezencën e Marotës dhe me Zhangun president do të ndiqet një tjetër strategji, ajo e diplomacis­ë. Në verë Perez u tërbua, ndërsa tani mund të ulet të bisedojë me drejtuesit zikaltër sepse ka interesa të tjera... Nuk dihet ende se cila është formula për ta transferua­r mesfushori­n kroat në Milano, por kontrata e tij përfundon vitin e ardhshëm. KROS PËR IKARDINNuk janë krosime për sulmuesin e Interit, por një shkëmbim i mundshëm që mund të ndodhë në merkaton e verës. Ky është lajmi i bujshëm që raporton "Corriere dello Sport". Krahas interesimi­t për Luka Modriçin, Interi është duke bërë një sondazh edhe për Toni Krosin, i cili gjithashtu duket se e ka humbur lumturinë në Madrid dhe kërkon të nisë një tjetër aventurë. Zikaltrit janë gati që ta transferoj­në, por në këtë pikë dorëzohen përballë kërkesës së presidenti­t Florentino Perez. Sepse ky i fundit nuk ka ndërmend ta lërë të lirë nëse Interi nuk i jep kapitenin Ikardi.

Një shkëmbim kokë më kokë. Po Modriç? Ai nuk përfshihet në këtë temë. Është tjetër çështje dhe nuk përjashtoh­et mundësia që të transferoh­et bashkë me Krosin në Milano. Topi është në duart e drejtuesve të Interit, që duhet të zgjedhin mes një mesfushori kalibri si Kros apo mes një bomberi si Ikardi.

Si të mos mjaftojë një largim i mundshëm i Ikardit, një tjetër armik fshihet pas derës së Interit. Bëhet fjalë për Zhoze Murinjon, i cili nëse merr drejtimin e Realit kërkon garanci për merkaton. Në Spanjë bëjnë me dije se "Special One" ka pranuar të rikthehet që tani në

MURINJO ARMIK-

Madrid dhe të drejtojë skuadrën. Ai kërkon Milan Shkrinjari­n për mbrojtjen dhe mendon se është i duhuri për të zgjidhur problemet në këtë repart. Atëherë Interi do të detyrohej të largonte dy elementë shumë të rëndësishë­m... Diçka e vështirë, por jo e pamundur për një ekip që njihet për gafa në merkato.

 ??  ?? Modriç dhe Kros, ëndrrat e Interit
Modriç dhe Kros, ëndrrat e Interit
 ??  ?? Ikardi dhe Shkrinjar, objektivat e Realit
Ikardi dhe Shkrinjar, objektivat e Realit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania