Panorama Sport (Albania)

Puthi stemën e Realit, Brahim Diaz tifoz me Barcelonën

Mund të debutojë sot në Kupë, ka klauzolë 750 mln €

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Brahim Diaz mund të debutojë ditën e sot me me fanellën e Realit të Madridit. Dy ditë pas prezantimi­t në "Santiago Bernabeu", talenti spanjoll ka shansin që të zbresë në fushën e lojës dhe të provojë emocionet e para me fanellën "galaktike", fanellë të cilën e puthi përballë tifozëve të pranishëm. Në federatën spanjolle kanë mbërritur dokumentet dhe leja që Brahim Diaz mund të luajë me skuadrën e tij të re. Sigurisht që Santiago Solari nuk ka ndërmend t'i besojë si titullar, por në varësi të rezultatit mund t'i rezervojë disa minuta. Nuk është çudi edhe po nuk luajti, sepse te "galaktikët" nuk ka vend as për Iskon.

TIFOZ I BARÇËS- Në konferencë­n për shtyp tha fjalë dashurie për Realin dhe puthi stemën në fanellën që mbante veshur, por Brahim Diaz që u transferua nga skuadra e Mançester Sitit është tifoz i Barcelonës. Mediat spanjolle kanë publikuar një video, në të cilën Brahim ka qenë fëmijë dhe tregon ëndrrat e tij. Gazetari e pyet se cila është skuadra e tij e preferuar, Reali apo Barcelona dhe Brahim zgjedh këtë të dytën. "Barça është skuadra ime e preferuar. Idhulli? Mesi. Dua të bëhem si ai, pak rëndësi ka që jam mesfushor", thotë Diaz.

POSTER I RAMOS- Ditën e djeshme, Brahim është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës dhe ka shfaqur formë mjaft të mirë fizike, duke treguar se është gati për të luajtur. Duket se e shkuara e tij ka qenë shumë e dyzuar sepse zgjodhi Barcelonën si skuadër të preferuar, por ka mbajtur në dhomën e gjumit një poster të Serxho Ramosit. "Në dhomën time të gjumit kam pasur posterin e Realit dhe të gjithë trofetë e fituar. Më i madhi ishte për Serxho Ramosin. Të luaj përkrah tij në këto momente është diçka shumë e bukur", ka thënë mesfushori i talentuar për sajtin e klubit.

KLAUZOLA- Reali pagoi 15 milionë euro dhe 5 milionë të tjera bonuse në drejtim të Sitit për të transferua­r 19vjeçarin. Ai firmosi një kontratë deri në vitin 2025 dhe të gjitha skuadrat që duan të blejnë duhet të paguajnë klauzolën 750 milionë euro. Reali i ka vendosur çmim më të lartë sesa për Iskon dhe Asension. Nga ana tjetër, Siti ka vendosur një klauzolë "anti-Junajtid".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania