Panorama Sport (Albania)

Todibo, një “gjigant” për Barçën

Mbrojtësi 191 cm, një aksident i rrezikoi karrierën. Idhudh ka Tiago Silvën

- Përgatiti: LEDIO NASE

Mungonte vetëm zyrtarizim­i që nuk vonoi. Nga dita e djeshme Zhan Kler Todibo është një lojtar i Barcelonës, edhe pse për të veshur ngjyrat “blaugrana” do duhet të presë 1 korrikun. Mbrojtësi i lindur në Kajen, kryeqytet i Guajanës Franceze, është blerja e parë e klubit katalanas për sezonin 2019-’20, do largohet nga Tuluza në fund të kampionati­t pas skadencës së kontratës për të nisur aventurën e re në La Liga.

MPOSHTEN JUVJA DHE NAPOLI – Pra, konfirmimi qarkullont­e prej kohësh. Barça mposhti konkurrenc­ën duke lënë “thatë” Juventusin (që kishte disa muaj që e ndiqte) dhe Napolin, që në fund u dorëzua duke kuptuar ndoshta se rruga për të siguruar qendërmbro­jtësin ishte më e ndërlikuar nga se parashikoh­ej.

NJË “GJIGANT” NGA LIGA 1 – Në pasaportën e tij lexohet 30 qershor 1999, një muaj e një ditë pas datëlindje­s së 100-të të Barcelonës. Todibo është rritur mes rangjeve të “FC Les Lilas 93”, klub i themeluar në 1947-ën në StDenis, qytet pranë Parisit. Debutoi në futbollin profesiona­l 19 gushtin e 2018-ës kundër Bordosë, në moshën 19 vjeçare, ndeshje ku tifozët i kushtuan ovacione pas përfundimi­t në momentin e daljes nga fusha. Ka shënuar golin e parë (dhe momentalis­ht të vetmin) si profesioni­st 30 shtatorin e kaluar kundër Ren në Ligën 1. Zotëron karakteris­tika fizike imponuese (i gjatë 191 centimetra) dhe aftësi teknike të theksuara nga prapavija (ka nisur karrierën, në fakt, si mesfushor përpara mbrojtjes) falë fizikut i tij, i bashkuar me sensin e pozicionim­it dhe pasimet e sakta, e krahasojnë me Rafael Varan, yllin e mbrojtjes së Realit të Madridit dhe Francës kampione bote në fuqi. Ku së shpejti mund ta përkrahë.

AKSIDENTI DHE IDHUJT - Kur ishte vetëm 8 vjeç, pësoi një aksident me makinë me pasojë fraktura të ndryshme në këmbë dhe kavilje, që thuajse i rrezikoi karrierë. Si idhuj të deklaruar, Andrea Pirlo dhe Tiago Silva.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania