Panorama Sport (Albania)

Valverde, kryesimi i La Ligës tashmë është “normalitet”

-

Fitorja e Barcelonës në transfertë­n e Getafes ditën e diel me rezultatin 1-2 mund të rezultojë vendimtare për klasifikim­in e La Ligës në fund të sezonit. Sakaq, ka blinduar katalanasi­t në krye të renditjes edhe për një tjetër fundjavë. Po ashtu siç u ka dorëzuar titullin “kampionë të dimrit”, sigurisht, edhe nëse Eibari largohet me fitore nga “Camp Nou” këtë fundjavë.

- Për trajnerin e Barçës, Ernesto Valverde, qëndrimi në krye të tabelës është shndërruar thuajse në një ves, ka ruajtur në fakt, vendin e parë për 50 nga 56 javë që nga momenti që ka marrë drejtimin e klubit. Ndaj, nuk është rastësi që kampionët në fuqi të konfirmojn­ë titullin edhe në sezonin aktual. Pavarësish­t se sezoni që po luhet nuk ka qenë dishezë si ai i kaluari, Barcelona ka bërë hapa përpara duke siguruar pikë të vlefshme, edhe në rastet me Getafen apo Rajo Vajekanon dhe Atletikon e Madridit. I kombinuar me paraqitjet spektakola­re kundër Realit të Madridit dhe Espanjolit në Derbi, duket se edhe titulli 2019 do ngrihet në fund nga katalanasi­t. Skuadra e Valverdes ka për momentin një avantazh prej pesë pikësh mbi rivalët e Atletikos së Madridit, shtatë mbi Sevijën dhe dhjetë ndaj Realit të Madridit, pavarësish­t se mbetet ende për t’u luajtur gjysma e kampionati­t.

DREJT TITULLIT NË NDJEKJE TË RAJKARD DHE PEP

- Valverde gjithashtu, hyn në librat e historisë si një nga trajnerët e paktë që ka kryesuar tabelën e La Ligës për 50 ndeshje dhe qëndron vetëm pesë javë distancë prapa Luis Enrikes, “rivalit” më të afërt, megjithatë, me një sezon më pak në stol. Nëse Barça ruan kreun deri në fund të sezonit, (matematiki­sht) vetëm Frenk Rajkard dhe Pep Guardiola do kenë një statistikë më të mirë. Me ulje-ngritje, të shoqëruara nga dëmtimet e Samuel Umtitit dhe Lionel Mesit, janë harruar edhe shpërqendr­imet e vogla si ai kundër Leganesit dhe “treni” katalanas ka vazhduar marshimin. Dhe Valverdes duket se i po pëlqen qëndrimi në “Camp Nou”, nga momenti që (tashmë prej kohësh) i sheh të gjithë nga sipër në La Liga.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania